Dy fëmijë romë duke tërhequr një karrocë të mbushur me shishe plastike. Tiranë, Dhjetor 2016 Foto: Amarildo Topi/Citizens Channel

Ajo qan pranë koshit të plehrave. Mes lotëve dhe kollës mbytëse Nure Nuredini mallkon shtetin. Gjithe jeta e saj ka rrjedhur mes vështirësish dhe mbijetesës. Është 52 vjeç por tregon më shumë. Gjithë ditën ka mbledhur shishe plastike e kanaçe alumini nëpër kazanët e tejmbushur dhe rrugës për t’i dorëzuar pranë një pikë shumice ja ka behur policia bashkiake. Për shkak se Bashkia po aplikon vendosjen e kazanëve ku do të diferencohen mbetjet policia bashkiake po kryen aksione në Tiranë për ndalimin e personave që kërkojnë mbetje të riciklueshme në mes të plehrave. E njëjta gjë i ndodhi Nures, megjithesë ajo nuk është dorëzuar. Për shkak se duhet të çojë patjetër bukë tek fëmijët ajo është zhvendosur tek një grumbull tjetër kazanësh ku edhe fillon të kërkojë për gjithçka që është plastike.

Citizens Channel: Nure me cfarë jetoni? 

Nure Nuredini: Me këto bidonat, gërmojmë nëpër kazanë nga mëngjesi ne darkë. Hedh ti e të tjerët ndonjë bidon, ndonjë cope bukë që të mbetet. Ja me këto jetojmë. Edhe rrobat. Për të larë lahemi në lumë.

nure-3-copyNga jeni?

Unë jam nga Elbasani. Atje kam lindur. Fëmijet sot nuk i mora për të gërmuar nëpër kazanë. Është shumë ftohtë. Jam sëmurë, por u ngrita se fëmijët duan të hanë. Ka raste që fitoj edhe 1 mijë lekë në ditë bashkë më burrin dhe fëmijët. Sot gjetëm bidonë plastikë dhe mbushëm qeset mendova se do fitonim 400 lekë sa për bukën. Por na i morën thasët. E ka menduar ky shtet me cfarë do jetojmë ne? Po ne nuk jemi njerëz, nuk duam të hamë, nuk duam të rrisim fëmijët, si do jetojmë ne, apo të vrasim veten? Se nuk na ka mbetur gjë tjetër për të bërë.

Keni shtëpi?

Shtëpi?! Cfarë është kjo fjalë? Ne edhe barakën që kishim na përzunë. Nuk po na lënë të jetojmë. A ka shtet? A kanë frikë Zotin këta? Të gjithë festojnë vetëm ne nuk dimë ç’të hamë. Më mirë të vinë të na vrasin dhe të marrim fund njëherë e mirë. Se kështu nuk jetohet, nuk është e lehtë të kërkosh nëpër plehra për të ngrënë, të mendojnë edhe për ne.

Protesta

Dhjetra anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan para Bashkisë së Tiranës më 19 dhjetor pikërisht kundër sekuestrimit të materialeve të mbledhura nga policia bashkiake dhe gjobat e marra sepse kanë mbledhur mbetje të riciklueshme nga kazanët e kryeqytetit.

Protestuesit thanë për Citizens Channel se mbledhja e mbetjve plastike dhe metalike është e vetmja mënyrë për të nxjerrë pak të ardhura për familjet e tyre. Ata i bënë thirrje Bashkisë që nëse i ndalon të bëjnë këtë punë, tu krijojë mundësi të tjera për punësimin e tyre.

 Bashkia

Në bazë të dokumentacionit që disponojmë rezulton se Bashkia e Tiranës po rishikon procesin e shërbimit dhe të pastrimit të qytetit. Si argument parashtrohet edhe memorandumi i bashkëpunimit të lidhur në muajit dhjetor 2015 mes bashkisë Tiranë dhe Bashkisë së Veronës, për shkak se dy organet e qvereisjes vendore kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në disa fusha sic është edhe shërbimi i pastrimit dhe menazhimti të mbeturinave.

Megjithëse aksioni deklarohet se ka nisur në zonën e kuqe pra në pjesën e qendrës së qytetit ku janë vendosur edhe kazanët përkatës, operacioni i policisë bashkiake po kryhet edhe jashtë qendrës. Sic ishte rasti i Nure Nuredinit një aksion të kryer në Farkë.  Raportohet se nga muaji janar deri në nëntor në Landfillin e Sharrës janë depozituar 187.985 tonë mbetje jo të ndara.

Aktualisht në Tiranë funksionojnë 6 operatorë të shërbimit të pastrimit, sipas kontratave të sipërmarrjes. Ato grumbullojnë dhe transportojnë mbetjet urbane me kontenierë publikë në Landfillin e Sharrës. Por ndërkohë Bashkia e Tiranës është në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit për kryerjen e veprimeve për dhënien me koncesion me objekt “ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu