Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gripi dhe e ftohta i vënë drynin shkollave

Çerdhet, kopshtet, shkollat e sistemit 9-vjeçar, ato të mesme dhe universitetet do të mbajnë të mbyllyra dyert e tyre edhe javën e ardhshme. Vendimi është marrë paraditen e sotme (7/01/2016) nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për shkak epidemisë së gripit që ka pushtuar Shqipërinë.

Ky vendim është marrë pas situatës së rënduar të gript në vend ku më shumë se 19 mijë persona u janë drejtuar qendrave shëndetësore. Nxënsit dhe studentët do t’i kthehen klasave dhe  auditorëve më 16 janar 2017.

Vendimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend, për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar.”

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *