Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Gazetarët e rinj shqiptarë duhet tu japin zë mendimeve të tyre.”

Gazetarët e rinj shqiptarë përveç studimeve në fushën e medias dhe komunikimit, për të qënë profesionistë më të mirë në të ardhmen, kanë nevojë të mësojnë edhe nga eksperiencat e kolegëve të tyre perëndimorë. Këtë mundësi atyre ua ofron European Youth Press (EYP)*, që është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Berlin të Gjermanisë. Citizens Channel ka biseduar me anëtaren e bordit të kësaj organizate, Jana Fintova, se si mund të bëhen pjesë e saj gazetarët e rinj shqiptarë.

Cili është kontributi juaj tek gazetarët e rinj?

Ajo çka ne u ofrojmë organizatave partnere janë trajnimet. Ne kemi një grup prej profesionistësh dhe ekspertësh që kanë ekspertizë në fusha të ndryshme të gazetarisë. Gjithashtu kemi edhe rrjetin tonë ku ndajmë eksperiencat dhe shembujt pozitivë mes organizatave anëtare. Sëbashku ne organizojmë edhe projekte të ndryshme në shkallë europiane ose rajonale. Këtu mund të përmend European Youth Media Days 2015, që u relaizua në bashkëpunim me Parlamentin Europian dhe ishte një nga eventet më të mëdha për gazetarët e rinj në Europë.

Kush mund të bëhet pjesë e EYP, individët apo organizatat?

EYP më së shumti punon me organizata anëtare. Organizatave u duhen të plotësojnë disa kërkesa për tu anëtarësuar, si përshembull të kenë të paktën një vit që funksionojnë dhe të kenë median në fokusin e tyre.

Jana Fintova, anëtare e bordit të European Youth Press

Jo vetëm organizatat, por edhe gazetarët e rinj shqiptarë mund të aplikojnë në projekte të ndryshme që organizon EYP. Një prej produkteve tona është Orange Magazine, një revistë në anglisht që mbulon evente ndërkombëtarë në Europë. Stafi i saj është ndërkombëtar. Të rinjtë shqiptarë mund të vizitojnë faqen e EYP ose faqen në facebook të Orange Magazine për të parë thirrjet për aplikim. Një nga thirrjet që do të shpallet në muajt në vazhdim do të jetë ajo për të qenë pjesë e stafit të revistës që do të mbulojë Deutsche Welle Global Media Forum në Bonn të Gjermanisë. Prandaj unë u këshilloj të rinjve të vizitojnë herë pas here faqen për të parë kur do të shpallet thirrja.

Për gazetarët e rinj shumë të rëndësishëm janë edhe trajnimet. Ka EYP projekte që kanë në fokus trajnimin e tyre?

Po, ne kemi projekte të tilla. Në fillim të muajit mars ne do të organizojmë një trajnim për raportimin mbi korrupsionin. Në të kaluarën kemi zhivlluar edhe trajnime mbi lirinë e medias, edukimin mediatik, raportimi për minoritetet, etj.

Me informacionin që ju keni, sa mendoni se e kanë të nevojshme të rinjtë shqiparë të bëhen pjesë e projekteve të tilla europiane?

Për të qenë e sinqertë duke qenë se nuk flas edhe shqip, është e vështirë të jap një përshtypje objektive. Por di që Shqipëria ka shumë të rinj dhe nuk njoh organizata që kanë në fokus gazetarët e rinj. Prandaj mendoj se të rinjtë shqiptarë duhet të fokusohen në këtë pikë sepse janë pjesa e shoqërisë që duhet tu japin zë ideve dhe opinioneve të tyre.

Çfarë do tu thonit gazetarëve të rinj shqiptarë për tu bërë pjesë e projekteve tuaja?

Do tu thoja të mos kenë frikë të marrin pjesë dhe të jenë aktivë. Të kontrollojnë gjithnjë thirrjet që publikohen në faqen tonë sepse ka shumë mundësi për gazetarët e rinj shqiptarë. Kur bën hapa të tillë të vegjël, atëherë gjëra më të mëdha të presin në të ardhmen.

Intervistoi: Amarildo Topi

* European Youth Press është një rrjet organizatash europiane që kanë në fokus gazetarët e rinj. Ky rrjet përbëhet nga 27 organizata anëtarë, përmes së cilave përfitojnë mbi 60 mijë gazetarë të rinj në Europë. Nga rajoni pjesë e këtij rrjeti janë organizata nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *