Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Maratonomakët e Zharrzës mbërrijnë në Tiranë (Video)

Dhjetra banorë të fshatit Zharrës të nisur në këmbë tre ditë më parë, kanë mbërritur mesditën e së shtunës në Tiranë. Gjatë 126 kilometrave të përshkuara, ata kanë marrë mbështetjen e mijra qytetarëve në zonat ku kanë kaluar.

Disa qindra kryeqytetas i pritën ata edhe në hyrje të Tiranës e të tjerë u bashkuan përpara Ministrisë së Energjitikës, aty ku do të ndalojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre për dëmshpërblim.

Për 19 ditë ata zhvilluan një grevë e urie, që nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e strukturave shtetërore. Banorët e Zharrëzs thonë se u janë shkatërruar shtëpitë nga lëkundjet e tokës të shkaktuara nga metodat e nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers Petroleum.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Oz0Lg8_ehzs&w=560&h=315]

Protestës së banorëve të Zharrës i është bashkuar për disa momente edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pavarësisht thirrjes së protestuesve për tu larguar ai ka shkuar të flasë me disa prej tyre, por ndërpritej në çdo moment kur përpiqej të mbante fjalim.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AiWRUzRju-g&w=560&h=315]

Banorët e Zharrës kanë deklaruar se do të qendrojnë para ministrisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen në protestën e tyre.

 

Autor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *