Trafiku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tirana - Citizens Channel

Bulevardi Dëshmorët e Kombit në segmentin pranë ministrive dhe rruga Abdi Toptani janë pothuajse gjithnjë të bllokuara si shkak i numrit të lartë të automjeteve dhe disa linjave të autobusëve që kalojnë aty.

Kjo gjendje është krijuar pas bllokimit të Sheshit Skënderbej dhe duket se do të vazhdojë gjatë nëse nuk planifikohet një tjetër alternativë për rregullimin e trafikut në këtë zonë.

Orët më të ngarkuara janë ato të mëngjesit ku shumë qytetarë përdorin automietet e tyre për të shkuar në punë dhe autobusët e linjave urbane, që në këtë orar janë më të shpeshtë.

Trafiku në këtë segment është e vështirë të çahet edhe me biçikletë, ashtu siç e tregon e videoja më poshtë.

[wpvideo wvyakh65]

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu