Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

TOKA: Ndalni hidrocentralet në Valbonë para se të jetë vonë (Video)

*Që prej muajit mars 2017, Parku Kombëtar i Valbonës dridhet ditë e natë nga shpërthimet që bëhen për ndërtimin e hidrocentralit Dragobia Energy në një nga degët e lumit Cerem.

Duke qenë se ajo zonë është shumë e vështirë për tu aksesuar, deri tani askush nuk ka një pamje të qartë për dëmet që janë shkaktuar.

Në muajin prill kanë nisur punimet për ndërtimin e një prej dy hidrocentraleve, që planifikon të fusë në tunel 3 kilometra të lumit Valbonë, në një prej segmenteve më të bukur dhe të pa prekur nga dora e njeriut.

Deri tani ky ndërtim konsiston në zgjerimin e pjesës veriore të bregut të lumit dhe është e vështirë të fshihet. Prandaj është e qartë se nëse vazhdon puna edhe për një muaj tjetër, kësaj ‘zonë të mbrojtur’ do t’i shkaktohen dëme të pariparueshme.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës nuk është vetëm një nga zonat me biodiveristetin më të lartë në Europën Jug-Lindore, por ka edhe një rëndësi të veçantë në kulturën shqipare, duke qenë burimi i shumë legjendave dhe poezive. Është gjithashtu edhe burim të ardhurash për banorët e zonës prej turizmit të qendrueshëm dhe një nga tre destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. National Geographic në vitin 2017 e shpalli si një nga “9 Best Places in the World to Enjoy the Great Outdoors” (9 vendet më të mira në botë për turizmin në natyrë). Të gjitha këto mund të shkatërrohen.

Më 21 prill një grup i Balkan Rivers Tour 2 (projekt me bazë në Slloveni i Leeway Collective) postoi një video ku apelojnë për të ndalur punimet në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Për 24 orë videoja është parë më shumë se 27 mijë herë dhe është shpërndarë në gjithë botën me një thirrje të përbashkët: Është e papranueshme indiferenca e qeverisë shqiptare për shkatërrimin që po vazhdon në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës.  

[vimeo 214224557 w=640 h=360]

Në janar 2016 banorët e Luginës së Valbonës mësuan se aty do të ndërtohen 12-të hidrocentrale ‘të vegjël’, për të cilët është siguruar edhe leja koncesionare. Ky plan do të prekë 20 nga 30 kilometra gjatësi të lumit. Tetë prej tyre janë brendësi të Parkut Kombëtar, që është një zonë e mbrojtur e nivelit të dytë të IUCN prej vitit 1996, pjesë e Konventës së Bernës për Rrjetin Emerald dhe zonë e planifikuar Natura2000.

Qeveria nuk ka zhvilluar konsultimet publike. Prandaj të banorët e zonës të ndihmuar nga organizata jo-qeveritare lokale “TOKA: Organizata për Ruajtjen e Alpeve Shqiptare”, nisën  një fushatë të dëshpëruar ankesash administrative, tërhoqën vëmendjen e mediave kombëtare dhe ato ndërkombëtare, gjetën informacion (pavarësisht refuzimit të qeverisë për të treguar planet dhe dokumente të rëndësishme) dhe ndërtuan një rrjet mbështetës kombëtar dhe ndërkombëtar. Në nëntor 2016 ata siguruan edhe përfaqësimin nga një prej firmave më prestigjoze ligjore në Shqipëri.

Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, në shtator 2016, u lëshua leja për dy projektet e Dragobia Energy dhe ndërtimi filloi më 28 shtator 2016.                                                         

Rishikimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin tregon se është një dokument pa standarte në të cilin “nuk mund të merren vendime të besueshme” (Studimi Integra, World Wildlife Fund, Nov. 2016).  Projekti ka injoruar gjithashtu kushtet e konventave të Bernës, Aarhusit dhe Espoo-s. Shqipëria i ratifikuar të gjitha këto konventa.

Situata aktuale

TOKA është përgatitur të çojë qeverinë në gjykatën administrative në javët në vazhdim dhe përfaqësuesit e saj ligjorë bësojnë se ka një bazë të mirë që projektet mund të anulohen, për shkak të parregullsive serioze dhe të shumta në planifikimin dhe implementimin e projektit. Sidoqoftë sipas ligjeve shqiptare puna mund ta ndalohet me vendim gjykatë vetëm nëse “provohet se mund të ketë dëme të pariparueshëm përpara se të arrihet zgjidhja ligjore”. Duke qenë se çështja mund të zgjasë në kohë dhe pavarësisht se mund t’ia dilet në rrugë ligjore, punimet do të vazhdojnë dhe Parku Kombëtar do të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme.   

Fatmirësisht ka edhe një mënyrë tjetër për të ndaluar punimet. Leja e ndërtimit e lëshuar në shtator 2016 skadon në maj 2017. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe kryetari  i saj, Edi Rama, mund të refuzojnë aplikimin për zgjatjen e lejes. Duke qenë se projektet po operojnë pa një leje mjedisi të vlefshme, ekzistojnë kushtet për një ndërprerje të menjëhershme të lejes.

*Ky tekst është ripublikim i njoftimit për shtyp të organizatës TOKA 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *