Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mirë se erdhe në xhunglën Shqipëri!

Nga Dritan Sakuta

Çdo mbretëri kafshësh, brenda saj, ka gjahtarë dhe pre. Nuk po flas këtu për zinxhirin apo për piramidën ushqimore jo, por po flas për atë çka ndodh brenda llojit. Gjithmonë ka një luftë për mbijetesë në çdo mbretëri të kafshëve. Kur kemi qenë të vegjël, mësonim nga librat dhe nga filmat se kishte një ligj xhungle i cili thoshte “vrit për tu ushqyer, por jo kot”.

Xhungla e njerëzve është paksa e ndryshme nga ajo e zakonshmja që jemi mësuar të shohim në Explorer apo nëpër dokumentarët e ndryshëm. Kjo e njerëzve nuk ka lloje të ndryshme kafshësh, por ndan lloje të ndryshme njerëzish duke filluar nga ngjyra e lëkurës e deri tek preferencat seksuale. Kjo e jona nuk ka “vrit për t’u ushqyer”, por ka vrit sepse mundesh ta bësh. Nuk ka ndarje territoresh nëpërmjet ferormoneve, por ka ndarje territoresh nëpërmjet kufijve dhe vrasjeve që ndodhin për ato kufij. Nuk ka respekt të natyrës dhe habitatit ku jetojmë, në vend të kësaj ka cungim apo edhe shkatërrim të saj. Nuk ka një mirëkuptim brenda llojit, ka vetëm të smira dhe ligësi e cila ka raste arrin kufijtë e se paimagjinueshmes. Kjo e jona është një xhungël e vërtet e ndërsa ajo e kafshëve, ajo duket se është parajsa për të cilën flasin kaq shumë librat fetarë e dogmat e reja të besimit.

Asgjë nga këto që rendita nuk besoj se është diçka e re apo e padëgjuar më parë në realitetin tonë.

Madje, madje në Shqipëri ne kujdesemi që këto ti shumëfishojmë me disa herë. Kujdesemi që ndarja sipas njerëzve që bëjmë, të jetë përçmuese deri në atë pikë sa t’ju bëjmë keq e ata të mos ndihen më pjesë e shoqërisë. Ne vrasim edhe për një “pse më pe” në rrugë apo në kafene. Vrasim vëllain dhe babain për një cope toke të mjere e cila nuk është as një mjet mbijetese tashmë. Ne nuk respektojmë natyrën dhe gjejmë forma nga më të ndryshmet për ta shkatërruar. Moda e fundit është duke vënë huliganë në krye të institucioneve që supozohet ta mbrojnë atë dhe ta kenë primare. Ne bëjmë çdo gjë vetëm që mos të shohim dikë tjetër të jetë mire dhe kjo është vërtet shumë e trishtë.

Kjo është Shqipëria, kjo është natyra njerëzore, kjo jemi NE.

A ka përjashtime? Sigurisht që ka, dhe fatmirësisht që ka. Ka ndryshime kur shohim njerëz të cilët mbrojnë idealet dhe kauzat e tyre dhe kur këto lidhen me mirëqenien e dikujt tjetër. Ka përjashtime kur shohim aktivistë jo vetëm anembanë botës por dhe në Shqipëri, të cilët luftojnë për mjedisin, mirëqënien e përgjithshme e deri tek të drejtat e njeriut. Ka shpresë kur shohim se ka mirëkuptim dhe dashuri e kjo dhurohet edhe në format më të pastra siç janë ndihma për njerëzit në nevojë apo grupet e margjinalizuara. Ka dashuri kur shohim përqafimet që dy fëmijë i japin njeri tjetrit.

Jetojmë në kohë të vështira por jetojmë në një botë me ngjyra dhe shpërthime universesh.

Kjo është Shqipëria, kjo është natyra njerëzore, kjo është ajo çka duhet të jemi më shumë NE.  

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *