Media e lirë pa liri shprehjeje

Nga Amarildo Topi*

Citizens Channel është një iniciativë e Fondacionit Friedrich Ebert për të kontribuar në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Para se të krijohej ky blog u zhvilluan disa takime me një grup gazetarësh të vjetër dhe të rinj dhe një nga problemet që theksohej gjithnjë ishtë cenusura ndaj gazetarëve ose autocensura. Edhe në Shqipërinë e vitit 2017 është vështirë të flitet për media të lire, për liri shprehjeje.

Lirinë më të madhe si gazetar e kam ndjerë gjatë kohës që kam qenë pjesë e Deutsche Ëelle në Gjermani, një nga vendet me më shumë ndikim në Bashkimin Europian dhe ku të gjithë njerëzit gëzojnë lirinë e shprehjes, pavarësisht bindjeve apo besimeve që ata i përkasin.

Prej rreth katër muajsh jam duke jetuar në një ishull lirie këtu në Shqipëri, që po rritet dita ditës. Ky ishull quhet Citizens Channel.

Nuk është askush që të më diktojë mua dhe gazetarëve bashkëpunëtorë çfarë të shkrujamë, si ta shkruajmë, të shajmë një politikan apo të shpifim për një biznes që më pas të na japë para në formë reklamash. Jemi të lirë për t’i thënë të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë!

Fatkeqësisht, sot, jo të gjithë kolegët e mij në mediat tradicionale dhe ato online kanë të njëjtën liri. Disa prej tyre madje kur shkruajnë diçka për Citizens Channel preferojnë të mos tu publikohet emri ose të shkruajnë me pseudonim sepse kanë frikë se do t’i pushojnë nga puna në mediat ku ata punojnë.

Në këto kushte nuk mund të flasim aspak për liri shprehje.

Liria e shprehjes asiston në zbulimin e të vërtetave, por këto të vërteta nuk mund të zbulohen nëse nuk ka liri shprehjeje.

Liria e shprehjes forcon kapacitetin e një individi të marrë pjesë në vendim-marrje, por kjo forcë e individit zbehet kur insitucionet shtetërore marrin vendime pa dëgjuar zërin e tij.

Liri e shprehjes do të thotë që të gjithë anëtarët e një shoqërie të jenë në gjendje të formojnë bindjet e tyre dhe t’i komunikojnë lirshëm tek të tjerët, por shumë shqiptarë të mirë, e sidomos ata që janë pjesë e administratës nuk mund të shprehen asnjëherë lirshëm sepse ajo që thonë mund të bjerë ndesh me linjën e partisë në pushtet dhe ditën tjetër është i pushuar nga puna.

Për një vend që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian kjo nuk është një situatë aspak pozitive. Shqipëria duhet të jetë një vend ku të gjithë të  mund të shprehin në në liri mendimin e tyre pa patur frikë se do të ketë pasoja.

*Amarildo Topi është një nga redaktorët e Citizens Channel

Leave a Reply

%d bloggers like this: