Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Liqeni i Komanit, rruga e vështirë për në ‘parajsë’ (Video)

Rrjedha e lumit Drin ofron disa nga pamjet më të mrekullueshme në Shqipëri.

Liqeni i Komanit është një ndër vendet më të vizituara nga turistët e huaj dhe ata vendas në Shqipëri.

Mediat e huaja e kanë krahasuar me fjordet norvegjeze dhe pothuajse në çdo reportazh të tyre për Shqipërinë, një nga aktivitetet që duhet të bëjën patjetër vizitorët, është një udhëtim më anije në Liqenin e Komanit.

Por të arrish deri atje nuk është shumë e lehtë…

32 kilometrat nga Vau i Dejës deri në Liqenin e Komanit prej vitesh janë lënë në harresë nga autoritetet shtetërore.

Shumë gropa, gurë që zënë rrugën, ngushtime të rrugës dhe mungesë të mbrojtësve anësorë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0TG-ex6wdX0&w=560&h=315]

Fotot e Liqenit të Komanit shfaqen në çdo aktivitet promovues të Shqipërisë, por askush nuk mendon për shtrimin e rrugës.

Fatmirësisht bukuria që të shfaqet para syve sapo mbërrin aty të bën të harrosh të gjitha troshënditjet…

Gjithësesi kjo nuk duhet të verë në gjumë autoritetet përgjegjëse.

 

Autor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *