Dalja nga Marrëveshja e Parisit/ E gjithë Bota kundër Trump

Donald Trump Climate Change Citizens Channel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 nga 200 shtete ka si qëllim që të gjitha këto vende të reduktojnë emetimin e gazrave serë për të kufizuar ngrohjen globlale me 1,5 gradë Celsius, çka do të parandalonte ndryshimet klimatike katastrofike.   

Para se Presidenti Trump të merrte vendimin për tërheqjen nga marrveshja, liderat botërorë shprehën angazhimin e tyre për të reduktuar çlirimin e gazrave serë. Në këtë mënyrë Amerika i bashkohet Sirisë dhe Nikaraguas, si vendet e vetme që nuk janë pjesë e marrëveshjes.

“Për të përmbushur detyrën time solemne për të mbrojtur Amerikën dhe qytetarët e saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja klimatike e Parisit, por ne do të negociojmë për të rihyrë në marrëveshje me kushtet optimale për Shtetet e Bashkuara. Ne po dalim. Do të nisim të rinegociojmë dhe do të shohim nëse mund të ketë një marrveshje më të mirë. Nëse mundemi, shkëlqyeshëm. Nëse jo, nuk ka problem”, tha Trump në deklaratën e tij për shtyp.

Të shumta kanë qenë reagimet në mbarë botën pas kësaj deklarate. Ja disa prej tyre:

1. “Unë po ju them me vendosmëri sot: Ne nuk do të rinegociojmë një marrvëveshje më pak ambicioze. Nuk ka asnjë mundësi. Mos bëj gabime me klimën. Nuk ka plan B sepse nuk ka një planet B.”– Emmanuel Macron, President i Francës

2. “Të tërheqësh Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit është një veprim i pamatur dhe i pambrjotshëm. Minon pozicionin e Amerikës në botë dhe kërcënon të dëmtojë aftësinë e njerëzimit për të zgjidhur krizën klimatike në kohë. Por mos bëni asnjë gabim: nëse Presidenti Trump nuk do të udhëheqë, do ta bëjë populli Amerikan.” — Al Gore, Ish zëvëndës Presidenti amerikan

3. “Njoftimi i sotëm na ka forcuar dhe jo dobësuar, dhe ky vakum do të mbushet me një lidership më të gjerë dhe të përkushtuar. Evropa dhe partnerët e saj të fortë në të gjithë botën janë gati të udhëheqin rrugën.” – Miguel Arias Cañete, Komisioneri i BE për Klimën dhe Energjinë

4. “Presidenti Trump ka marrë vendimin më të pamatur dhe të papërgjegjshëm që ka marrë ndonjë president që pas luftës së Irakut. Amerika ka humbur moralin autoritar dhe pretendimin se është një vend shembullor. Me një të rënë të lapsit, ne i kemi dhënë pozicionin tonë si udhëheqës botëror Kinës. Brezat do të paguajnë për budallallëkun tonë.” — Robert F. Kennedy, Jr.

5. “Është çështje besimi dhe lidershipi. Ky vendim do të dëmtojë SHBA-të dhe planetin.” Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian

6. “Të shikosh Tokën nga 250 milje larg të jep një vlerësim të ri për mjedisin. Të dalësh nga Marrveshja e Parisit është e papërgjegjshme.” — Mark Kelly, Astronaut

Autor: Amarildo Topi

Leave a Reply

%d bloggers like this: