Titujt e fundit

Çfarë po konsumojmë? Në pesë muaj janë sekuestruar rreth 10 tonë produkte ushqimore të falsifikuara

Kovë e mbushur me lëng frutash të prodhuar me aromatizues. Foto: Policia e Shtetit Citizens Channel Kovë e mbushur me lëng frutash të prodhuar me aromatizues. Foto: Policia e Shtetit

Konsumatorit shqiptar i ofrohen çdo ditë produkte të rrezikshme, të falsifikuara dhe të prodhuara në mënyrë të pakontrolluar. Persona që vetëquhen prodhues e që fshihen pas punishteve të jashtëligjshme dhe formulave të dëmshme kimike, përgatisin në bodrume dhe shtëpi private e më pas hedhin në treg për konsum vaj ulliri, pije energjike, konserva, salcëra, djathra e deri tek jufkat dibrane.

Por prodhimet vendase duket se nuk janë të vetmet që bien pre e falsifikatorëve. “Mjeshtërit” e kësaj veprimtarie të paligjshme dhe të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, imitojnë gjithashtu marka të cilat janë në treg prej shekujsh, produktet e të cilave i realizojnë në pak orë në kushte artizanale me anë të përzierësve të dëmshëm, kancerozë dhe toksikë.

Citizens Channel kontaktoi me agjenci ligjzbatuese, të cilat informojnë se sasia e ushqimeve të sekuestruara që dhjetori i vitit 2016 deri në maj 2017 kap shifrën e pothuajse 20 tonëve, ndërkohë që falsifikatorët i gjen të shtrirë nëpër të gjithë kryeqytetin dhe veçanërisht në zona periferike, aty ku kontrolli i institucioneve është i mangët.

Vetëm për  5 muajt e parë të vitit 2017, rreth 10 tonë ushqime, pije, vaj, salcëra, konservantë dhe detergjentë rezultojnë të jenë falsifikuar dhe sekuestruar nga policia. Burimet theksojnë se këto produkte janë nën standardin e lejuar të cilësisë dhe sigurisë për konsum.

Laborator ku prodhoheshi pije të falsifikaura. Foto: Policia e Shtetit Citizens Channel

Laborator ku prodhoheshi pije të falsifikaura. Foto: Policia e Shtetit

Nga raportimet dhe statistikat e institucioneve shtetërore si Policia, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rezulton se produktet false ose të prodhuara në punishte ilegale tregtohen më së shumti në markete lagjesh dhe në zona rurale apo qytete të vogla, aty ku konsumatorët priren më shumë drejt çmimeve të ulëta sesa produkteve të sigurta. Në të tilla rrethana, falsifikatorët shmangin kontrollet dhe lëshimin e faturave apo kuponeve tatimore për produktet false.

Ushqimet janë vetëm një prej produkteve të konsumit që falsifikohen gjerësisht në vend. Imitime në treg gjen edhe për market e njohura të uiskit në botë, si “Jack Daniels” ose birrën e njohur italiane “Peroni”. Jufkat, makaronat tradicionale të Dibrës si dhe vaji i ullirit “Himara” falsifikohen gjithashtu në shumë raste.

Operacionet policore 2017

Tirana duket se është terreni më i mirë për këtë veprimtari të paligjshme. Aksioni i fundit policor, i datës 5 maj, i koduar “Dajti”, zbuloi një bodrum ku falsifikoheshin pije freskuese dhe energjike. Policia gjeti koncentrat të skaduar pijesh, makineri artizanale dhe etiketa false pijesh. U raportua se puna vijonte në atë bodrum vijonte prej më shumë se një viti.

Më 28 shkurt, operacioni “Kimisti” prangosi F.G, 51 vjeç, kimist, dhe djalin e tij 21-vjeçar, të cilët falsifikonin sasi të konsiderueshme të salcës së domates dhe vajit të ullirit.

Më 24 shkurt, gjatë operacionit policor “Peper” u zbulua një magazinë ku falsifikoheshin nënprodukte të qumështit, perime të konservuara dhe konserva me peshk.

Më 23 shkurt, një punishte që prodhonte makarona, perime të konservuara dhe bojë flokësh, u zbulua gjatë aksionit “Opsion VI”.

Citizens Channel kontaktoi me zyrën e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me hetimet që kryhen për sigurinë publike dhe sigurinë ushqimore në vend. Sipas Albi Seranit, Këshilltar për Mediat në Kabinetin e Prokurorit të Përgjithshëm, “për veprën penale të falsifikimit ushqimor përgjatë tre muajve të parë të 2017 në prokuroritë e vendit janë regjistruar 15 procedime penale, ndërsa 3 nga këto procedime me 12 të pandehur janë dërguar në gjykatë”.

Këto hetime dhe dosje të dërguara në gjyq, sipas Seranit, i përkasin skedarit të të dhënave për çdo qark, ku numri më i lartë i procedimeve i përket Prokurorisë së Tiranës, çka sipas tij tregon se ky aktivitet i paligjshëm është më i shtrirë në kryeqytet.

Për këto operacione dhe për fazën proceduriale se ku ndodhet hetimi, Citizens Channel u interesua edhe pranë Prokurorisë së Tiranës, ku sipas koordinatores për mediat dhe publikun, Lorena Salillari, rezulton se aktualisht të katërta dosjet e operacioneve të sipërpërmendura janë në proces hetimi dhe priten analizat laboratorike për të vlerësuar nëse janë apo jo të dëmshme për konsumatorin.

Jo zyrtarisht, Citizens Channel ka mundur të sigurojë të dhëna nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sipas të cilave bëhet fjalë për një shifër alarmante të falsifikimeve, rreth 10 tonë produkte të ndryshme. Referuar bilanceve të mbajtura nga operacionet e përbashkëta të AKU-së dhe Policisë rezulton se në tregje janë bllokuar 9,169 tonë produkte ushqimore të ndryshme dhe 903 litra bozë. Ndërsa si masa administrative, në qarkun e Tiranës janë vënë 1 450 000 lekë gjoba.

AKU, përgjegjësi kryesor?

Sipas ligjit Nr.9863 dt.28/01/2008 i modifikuar, për ushqimin, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i cili qëndron në piramidën e institucioneve që japin dritën jeshile për një produkt ushqimor para se të hidhet në treg.

Neni 30

Ndalimi i nxjerrjes së ushqimeve të reja në treg
  1. Nëse ka ndonjë mospërputhje shkencore për efektin e dëmshëm të ushqimeve të reja në shëndetin e njerëzve, veçanërisht të ushqimit dhe të përbërësve të ushqimit, të cilat përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndalon përkohësisht nxjerrjen e një ushqimi të tillë në treg, për parandalimin ose zvogëlimin e mundësisë së ndikimeve negative në shëndetin e njerëzve.
  2. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndalon nxjerrjen e ushqimeve të reja në treg, veçanërisht të ushqimit dhe të përbërësve ushqimorë, të cilët përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht ose që përbëhen nga ta, nëse, bazuar në vlerësimin e një rreziku shkencor, janë vlerësuar të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
  3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ndalon, përkohësisht ose përgjithmonë, importin e ushqimeve të reja, që përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht, kur nuk ka informacion shkencor dhe njohuri për pasojat negative të mundshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Çfarë duhet të kemi parasysh kur blejmë një produkt në treg, dhe si duhet ta zgjedhim atë në mënyrë që të jemi sa më të sigurt? Në etiketën e tij duhet të shënohet emri i produktit, lista e përbërsve, sasia e përbërsëve të veçantë ose e kategorive të tyre, jetëgjatësia e produktit, vendi i origjinës, përmbajtja e OMGJ-ve, emërtimi i tyre si dhe shkrimi në gjuhën shqipe, e cila duhet të jetë e kuptueshme dhe e shkruar sa më e thjeshtë. 

Sa pak të dënuar…

Por pavarësisht punës së bërë nga policia e prokuroria, gjykatat tregohen shumë të buta në dënimet dhënë falsifikatorëve që na rrezikojnë çdo ditë jetën. Në historinë e gjyqësorit njihet një dënim dhënë vetëm një shkelësi që prodhonte alkool fals, duke imituar një markë të shtrenjtë alkooli. K.J. rezulton të jetë hetuar, arrestuar e më pas dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, në prill të këtij viti. Të tjerët ja hedhin me ndonjë gjobë ose pak muaj burg, të cilat nuk janë aspak në përputhje me rrezikun që ata kanosin ndaj konsumatorëve.

Pulat braziliane me salmonelë

Pak kohë më parë, mediat raportuan se një sasi prej rreth 26 tonë mish pule u bllokua në doganën e Durrësit. Shkak mësohet të ketë qenë përgjigjja e dhënë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore Veterinare ISUV, i cili gjeti prani të salmonelës, një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Kjo ngarkesë sipas faqes zyrtare të AKU-së është nisur sërish drejt Brazilit.

Edhe pse ligji për ushqimin e detyron AKU-në të informojë dhe të jetë transparent me qytetarët për çdo sasi që asgjëson apo sekuestron, referuar faqes zyrtare të këtij institucioni, është e vështirë të gjesh se sa ushqime ka asgjësuar përgjatë 2017-ës, qofshin këto të sekuestruara në punishte të jashtëligjshme apo të bllokuara për tejkalim të afatit të skadimit.

Autor: A. R

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: