Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Sëmundjet e gjakut dhe tumoret, vrasësit e shqiptarëve

Sëmundjet e gjakut dhe tumoret janë “vrasësit” më të mëdhenj të shqiptarëve. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, gjatë 2016-ës, këto dy grup sëmundjesh ishin shkaktare për  67.8 % të vdekjeve natyrale. Një tjetër e dhënë e “frikshme” është fakti se ndonëse përgjatë 2016-ës është shëënuar një rënie e lehtë e numrit të vdekjeve, tumoret në fakt kanë ecur në trend rritës. 

Të dhënat 

Gjatë vitit 2016, Shqipëria rezultoi me një normë vdekshmërie prej 74,3 për 10.000 banorë duke shënuar një rënie me 4,6 % krahasuar me një vit më parë.

Por cilat jnë sëmundjet që vrasin shqiptarët? Sipas raportimeve të gjendjes civile, nga ku INSTAT mbledh edhe të dhënat për shkaqet e vdekjeve,  rezulton se plot  52,0 % e vdekjeve gjatë vitt 2016  janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015. Tek sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përfshihen sëmundjet e zemrës apo ishemitë.

Burimi: INSTAT

Në vend të dytë, si sëmundja që prek me shpesh shqiptarët dhe i çon drejt vdekjes, renditen tumoret, të cilët janë shkaktarë për 15,8 % të totalit të vdekjeve gjatë 2016-ës. Ajo që është shqetësuese është fakti se gjatë vitit që lamë pas, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve „tumor në mushkëri‟ përbën 20,4 %.

Aksidentet janë fajtorë për 2,1% të vdekjeve, vetëvrasjet për  1,1%  dhe vrasjet me 0,4% të totalit të vdekjeve. 

Grupmoshat

Gjatë vitit 2016 meshkujt kanë qenë ata që kanë humbur më shumë jetën, me 52.8% të ttotalit të vdekjeve, kundrejt 47,2 % vdekjeve tek femrat. Po ashtu sipas Instat,  gjatë 2016-ës, ka shënuar një rënie të ndjeshme koefiçienti i vdekshmërisë amtare, në masën  3,2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9,0 që ishte në 2015.

Por nuk ka ecur në të njëjtin trend zbritës vdekshmëria foshnjore. Në vitin 2016, INSTAT thotë se janë regjistruar 277 vdekje nën 1 vjeç, që përbëjnë 1,3 %, të totalit. Krahasuar me 2015, numri i vdekjeve të fëmijëve nën 1 vjeç është rritur me 18,9 %.

Grupmosha 50 vjeç e lart zë 92,5 % të vdekjeve, ndërkohë që  për grupmoshën 70-74 vjeç ka rënie të numrit të vdekjeve me 15,7 %, krahasuar me 2015.  

Vdekshmëria sipas qarqeve

Duke analizuar vdekshmërinë sipas qarqeve, norma më e lartë regjistrohet në Gjirokastrër me rreth 121 vdekje për 10.000 banorë. Nga ana tjetër vlera më e ulët regjistrohet në qarkun e Tiranës me rreth 60 vdekje për 10.000 banorë. 

Burimi: INSTAT

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *