Guroret vazhdojnë të kërcënojnë banorët e Urës Vajgurore (Video)

Guroret vazhdojnë të ‘hanë’ mushkëritë e banorëve të Urës Vajgurore. Për shkak të pluhrit që krijojnë, banorët në afërsi të tyre vuajne nga sëmundjet e mushkërive. Sipas të dhënave pranë Qendrës Kombëtarë të Biznesit janë të paktën 15 firma që ushtrojnë këtë aktivitet.

Citizens Channel pasi ka marrë një mesazh nga një banor i zonës ka shkuar për të parë nga afër gjendjen. Firmat që nxjerrin gurë gëlqerorë punojnë natë e ditë duke shkaktuar ndotje të madhe në ajër.

Banorët kanë protesuar ndër vite për mbylljen e tyre për shkak të ndotjes që ato shkaktojnë, por ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. “Duke qenë se tymi që nxjerrin duket prej së largu dhe tani me tekonlogjinë ka pasur raste që qytetarët kanë postuar në internet fotografitë e ndotjes që ato shkaktojnë, firmat punojnë edhe natën”, na thotë një prej banorëve, i cili na tregoi rrugën për tek guroret.

Në faqen zyratre të Bashkisë së Urës Vajgurore thuhet se situata mjedisore është problematike si pasojë e aktiviteteve industrial. “Nga të dhënat që disponohen në Bashkinë e Urës Vajgurore të monitoruara nga Drejtoria e Kujdesit Shëndëtsor Parësor – Berat rezulton se shkalla e ndojtjes është disa herë më e lartë se normat e lejuara të ajrit. Nisur nga shtimi i aktiviteteve industriale, kryesisht të ndërtimit, gurroreve, karburantëve, etj, gjatë viteve të fundit ndotja jo vetëm e ajrit rezulton e lartë dhe aktualisht në këto biznese nuk përdoren impiante e pastrimit të ajrit nga pluhrat dhe gazrat me erë të rëndë.”

Autor: Citizens Channel

Leave a Reply

%d bloggers like this: