Titujt e fundit

Tirana, aty ku banorët jetojnë nën terrorin e zhurmave dhe thithin pluhurin vrasës

atja e ndotjes akustike në Tiranë. Burimi: AKM agjencia kombetare e mjedisit Citizens Channel Hatja e ndotjes akustike në Tiranë. Burimi: AKM

Tirana vazhdon të jetë qyteti me ajrin më të ndotur në Shqipëri. Kjo gjë është bërë e ditur paraditen e së enjtes (20.07) nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila ka prezantuar Raportin e Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri 2016.

Nëpërmjet këtij raporti Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) sjell informacionin dhe vlerësimin mjedisor mbi gjendjen e mjedisit si dhe vlerësimin e shkallës së zbatueshmërisë dhe efektivitetit të politikave mjedisore kombëtare dhe përafrimit të tyre me ato europiane.

Sipas raportit ndotësit kryesorë të ajrit në kryeqytet janë pluhurat më diametër 10 dhe 2.5 mikrometër (PM10/ PM2.5). Qytetet e tjera problematike në vend janë edhe Elbasani e qyteti i Korçës në periudhën e dimirit, për shkak të ngrohjes me dru zjarri.

Problematik sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbetet tejkalimi i ditëve të monitoruara për PM10 krahasuar me normën ditore të BE prej 50 µg/m³ ku në stacionin e Tiranës dhe stacionin e Korçës numri i ditëve të tejkaluara është 73 dhe 65 nga 35 që është numri i ditëve të lejuara në një vit.

Prandaj në këto qytete ka pasur edhe një shtim të rasteve të personave të prekur nga tumori në mushkëri. Këtë gjë e deklaronte një ditë më parë për Citizens Channel mjekja pneumologe Silva Bala.

Sa i përket cilësisë së ajrit problematike situata paraqitet edhe në qytetet e Fierit, Lushnjë dhe Lezhës, pasi është konstatuar prani e lartë e grimcave të pluhurit.

Për përmirësimin e cilësisë së ajërit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka rekomanduar që të reduktohet numri i automjeteve që qarkullojnë në zonat urbane; të përmirësohet transporti publik; promovimi i tekonlogjive të pastra të automjeteve; promovimi i përdorimit të biçikletave; përmirësimi i kontrollit të cilësisë së lëndës djgëse për autmjetet; përmirësimi i kontrollit teknik të automjeteve dhe reduktimi i emetimeve nga ndërtimet dhe konstruksionet urbane.

Ndotja akustike

Kryeqytetasit nuk jetojnë vetëm në qytetin me ajërin më të ndotur në Shqipëri, por edhe në qytetin me ndotjen më të lartë akustike, që niveli i dytë i rrezikut për shëndetin publik. Qarkullimi i mjeteve të transporitit është burimi kryesor i kësaj ndotjeje.

Gjatë ditës është zhurmat arrijnë të jenë 17.23% më lart se norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa gjatë natës 24.91%.

Nivelet e larta të zhurmave janë shkak për dëmtimin e aparatit të dëgjimit, hipertensionin, disa sëmundje të zemrës, stresin dhe pagjumësinë.

Ndotja akustike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Burimi: AKM Citizens Channel

Ndotja akustike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Burimi: AKM

Për të përmirsuar situatën ekspertët e agjenicë rekomonadojnë të përcaktohen me rregullore distancat midis rrugëve dhe banesave; të bëhen projekte për zvogëlimin e zhurmës, që në projektimin e ndërtimeve te reja; të sigurohet kontrolli periodik i mjeteve të transportit që gjenerojnë zhurmë; të parashikohen ndërhyrjet në sinjalistikën rrugore; vendim – marrja për efektet negative që shkaton zhurma në shëndetin fizik dhe mendor dhe edukimin e publikut për zvogëlimin e zhurmës.

Gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit “Gjendja e Mjedisit në Shqipëri 2016”, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, theksoi se raporti vjen me një monitorim më të plotë se në vitet e kaluara ndonëse buxheti për përgatitjen e këtij raporti ka shënuar rënie. “Buxheti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga viti 2014 në vitin 2017 ka ardhur në rënie të ndjeshme me gati përgjysmimin e tij”, deklaroi ai.

Autor: Amarildo Topi

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: