Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Arjola Dedaj, kampionia e verbër me medalje ari

Disa njerëz nuk dorëzohen kurrë. As përpara fatit. E tillë është edhe 35-vjeçarja shqiptare me pasaportë italiane, Arjola Dedaj, atletja e verbër me medalje ari. Pak ditë më parë Arjola hipi në podiumin e vendit të parë gjatë Lojërave Botërore Paraolimpike që u mbajtën në Londër. Rekordi i saj u shënua në kërcimin së larti, në gjatësinë prej 4.65 metrash.

Orët e fundit është shumë e zënë duke iu përgjigjur të gjithë atyre që e kanë uruar me zemër mëpërmjet telefonatave, mesazheve, rrjeteve sociale. E megjithatë, ajo gjen pak kohë për të rrëfyer për Citizens Channel emocionet e papërshkrueshme që ndjen, pas përmbushjes së një ëndrre. Sëbashku me të, medaljen e bronzit e mori edhe i fejuari i saj, Emanuele di Marino, atlet më aftësi të kufizuara që doli i treti në garën e 400-metërshit.

“Ka qenë vërtet një garë shumë e bukur dhe një rrugëtim i paharrueshëm. Pas shumë vitesh sakrificë dhe mijëra vështirësish së bashku me të fejuarin tim, Emanuele, përveç të qenit një çift ëndrrash, kemi kërkuar që duke u mbajtur dorë për dore të mos dorëzohemi kurrë dhe të vazhdojmë të ndjekim ëndrrat tona, të cilat na sollën deri këtu sot! Mesazhi që ju përcjellim përpara edhe për të gjithë ata që shohin, është pikërisht ky: asgjë nuk është e pamundur, kur beson!”

Arjola Dedaj dhe i fejuari i saj Emanuele di Marino. Foto: Private

Edhe pse mban fanelën tringjyrëshe të Italisë, Arjolës i dhemb gjendja e sportit paraolimpik shqiptar. “Dua shumë ta ndihmoj Shqipërinë që edhe ajo të mund të bëhet pjesë e Komitetit Paralimpik Botëror. Më vjen keq që nuk ka asnjë atlet paraolimpik në Shqipëri. Dua t’i them shtetit shqiptar që të fillojë të ndërtojë diçka e që më pas të rritet, t’i nxjerrë këta njerëz nga kjo utopi e t’i bëjë të ndihen të barabartë. Të investojë në sprot e veçanërisht të ndihmojë këta njerëz që nga shkolla e deri sa të integrohen në 360 gradë. Dhe sporti është gjëja e duhur”, thotë Arjola për Citizens Channel.

Emigrantja shqiptare që u kthye në kampionen e artë italiane

Arjola lindi në Tiranë në 26 nëntor të 1981-shit. Kur ishte ende në moshë të vogël u diagnostikua me retinë pigmentoze, problem në sy i cili iu përkeqësua me kalimin e viteve. Shumë shpejt do të mësonte se gjithçka mund të shihte ishte perceptimi mes dritës dhe errrësirës.

Në moshën 17-vjeçare, e shoqëruar nga i ati dhe vëllai mbërriti në Itali me gomone. Ishte 21 dhjetori i vitit 1998 dhe e vetmja gjë që mund të dallonte ishin yjet, pa ditur se kush ishte ulur në krah të saj.

Megjithatë sëmundja degjenerative në sy i ndryshoi jetën, por nuk i zbehu ëndrrat për të cilat ende lufton aq fort. E për çdo gjë ia ka dalë mbanë me sport. Përveçse atlete, Arjola Dedaj është balerinë me disa çmime të fituara në vallëzimin standard, pjesëmarrëse në shumë kampionate bejzbolli për personat që nuk shohin.

Arjola Dedaj në kërcim së larti.

Debutimin e parë si atlete e pati në kampionatin e Atletikës Paraolimpike në vitin 2012, vit në të cilën u bë zyrtarisht nënshtetase italiane. Brenda këtij 5-vjeçari, ajo s’ka korrur veçse fitore dhe medalje…

Autor: El.EL/ Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *