Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Mos ma prek Vjosën!” – Artistët shqiptarë kundër HEC-ve mbi lumin Vjosë (Video)

Në titullin “Mos ma prek Vjosën” artistë të njohur shqiptarë dhe të ndërkombëtarë do të performojnë mbrëmjen e së mërkurës në sheshin Skënderbej për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë dhe vendim-marrësit mbi rëndësinë e mbrojtjes së lumit Vjosa nga planet për ndërtimin e hidrocenteraleve.

Qeveria shqiptare ka lidhur dy lidhur dy kontrata konçesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit Vjosë, ai i Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

Kjo ka shkaktuar alarm dhe ka vënë në lëvizje një rrjet të gjerë shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë, për të mbrojtur lumin e fundit të egër në kontinentin europian.

Paraditen e së martës grupi i artistëve shqiptarë, përfaqësues të Riverwatch dhe EcoAlbania në një konferencë për shtyp, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit të Vjosës u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë sa më të shumtë në numër në koncert.

“Një lumë si Vjosa nuk ekziston në Europë. Vjosa është një rrjedhë jete që nuk është dëmtuar ende nga digat dhe ndërtimet . Ajo është padyshim unike në Europë dhe një digë e vetme mund të shkatërrojë të gjithë lumin. Nëse ne bllokojmë lumenjtë është njësoj si të kemi bllokuar arteriet kryesore të trupit dhe kjo do t’ju lëndojë dhe do t’ju heqë mundësinë të keni një park të egër kombëtar, të vetmin në Europë”, tha Ulrich Eichelmann, drejtues ekzekutiv i Riverwatch dhe ekspert i rrjeteve lumore në Europë.

Shqipëria ka dhënë 500 konçesione për të ndërtuar hidrocentrale në rrjetin e saj lumor. “Kjo nuk është një mënyrë për të prodhuar energji është dicka që bëhet vetëm për para dhe është vetëm korrupsion. Ju duhet të ngrini zërin tuaj sepse kjo që po ndodh është krejtësisht e gabuar”, vazhdoi më tej Eichelmann.

Koncerti sensibilizues do të zhvillohet në Sheshin e Skënderbej, pranë Muzeut Historik Kombëtar më datën 18 tetor, ora 19:00 dhe artistët që do të ngjiten në skenë do të jenë Elina Duni ,Eda Zari, Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Blerat & Besfort,Këpuska dhe Dj. ODA

“Problemi i Vjosës nuk është vetëm i banorëve të vjosës, është i të gjithëve dhe nëse qëndrojmë indiferentë do bëjmë që ky lum të vdesë”, deklaroi këngëtarja Eda Zari.

utor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *