Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aksidentohet për vdekje çiklisti i moshuar në Tiranë

Një 63 vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën paraditen e sotme (24.10) pasi u godit nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e paradites në rrugën Hoxha Tasin. Si pasojë e goditejs së fortë mësohet se i moshuari me inicialet Xh.S ka humbur jetën menjëherë.

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip Seat sepse mendohet se ka parakaluar në mënyrë të gabuar.

Të lëvizësh me biçikletë në rrugët e Tiranës mund të jetë e rrezikshme për shkak të mungesës së korsvie të dedikuara dhe mungesës së respektit nga ana e shoferëve.

Kjo është një nga rrugët më problematike për ata që lëvizin me biçikletë në kryeqytet, por pavarësisht kësaj Bashkia e Tiranës ka planifikuar të investojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Zogu i Parë, aty ku hapësirat për çiklistët janë të bollshme pavarësisht mungesës së korsive të dedikuara.

Nga Buletini i Njoftimeve Publike mësojmë se kompania “Inerti shpk” ka fituar tenderin për ndërtimin e korsive të biçikletave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndërkohë e njëjta kompani ka nisur ndërtimin e korsive të biçikletave në bulevardin Zogu i Parë.

Autor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *