Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vrasja e Bujar Kaloshit 21 vite më parë, e bija Viola, kërkon ende drejtësi

Nga Viola Kaloshi

“Burrat bëjnë histori dhe jo atë anën tjetër të historisë. Në periudhat ku nuk ka udhëheqje, shoqëria është ajo e cila qëndron ende. Përparimi gjithmonë është bërë nga udhëheqësit e guximshëm, të aftë, që e shfrytëzojnë mundësinë për të ndryshuar gjërat për mirë, duke hyrë në histori” – Harry S. Truman

Historia e botës është e mbushur me vrasje të disa prej liderëve të shquar si Mahatma Gandhi, John F Kennedy, Martin Luther King etj, të cilët u vranë si rezultat i komploteve të planifikuara nga disa mendje kriminale të njohura. Ngjarje të tilla janë të skalitura në historinë botërore dhe mbeten një udhërrëfyes për breza të tërë që vijnë pas. Kjo, për atë çka këta liderë të shquar përfaqësonin dhe që do i mësonte diçka, apo shumë gjithësecilit prej nesh. Por, sikurse çdo popull, edhe ne kemi historinë tonë 105 vjeçare, e cila mbart në vetvete plot ngjarje të mëdha që kanë lënë gjurmët e tyre.

100 ngjarje të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme, por me një emërues të përbashkët që është vrasja, vijnë nën penën e z. Roland Qafoku me librin ” 100 VRASJET MË TË BUJSHME NË HISTORINË E SHTETIT SHQIPTAR 1912-2017″. Një libër që sjell tek lexuesi mistere, skica të ngjarjeve, rrëfime të ndryshme të përjetuara apo të ndjera, reflektime, por edhe më shumë që mund t’i zbuloni vetëm duke lexuar librin.

Në këtë mori vrasjesh që nga 1912-2017, nuk kishte se si të mungonte edhe vrasja e babit tim Bujar Kaloshi, (ish Drejtor i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë). Një vrasje që hapi siparin e hidhur të një kapitulli të hidhur në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer vendin pas. Vrasja e babit tim do të ndiqej pas nga një mori ngjarjesh të tjera si; rrëzimi i sistemit të Piramidave, hapja e burgjeve, aramatimi i popullsisë, etj. çka solli destabilizimin e vendit dhe ‘lulëzimin’ e krimit të organizuar, korrupsionit, drogës etj. sfida që mbeten ende me pikëpyetje të madhe për të gjithë ne.

Është e trishtë, që megjithëse periudhat historike janë të ndryshme, emëruesi i përbashkët vrasja, mbetet ende i njëjtë. Ndërkohë që, krimi mbetet ende i lirë edhe sot, pas plot 21 vitesh. Unë, por mendoj edhe shumë të rinj si unë, të prekur nga ngjarje të tilla, që kanë lënë pas plagë të mëdha, kërkojmë vetëm drejtësi nga shteti, kërkojmë që të mos vritet ëndrra e babit tim dhe të gjithë, atyre, që dhanë jetën për vendin e tyre, duke luftuar me çdo lloj çmimi për më tepër drejtësi, liri, demokraci dhe një Shqipëri të begatë.

Unë të premtoj babi që do vazhdoj të ndjek ëndrrën tonë të përbashkët, pasi sa herë që mendoj për ty apo flitet për ty, zemra më mbushet me krenari dhe megjithese më mungon çdo ditë, çdo moment të jetës, e më shumë, jam e sigurtë që ti je përkrah meje!

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *