#MosmaprekValbonën, banorët dhe aktivistët protestojnë para Kryeministrisë (Fotogaleri)

Amarildo Topi Citizens Channel

Banorë të Tropojës, aktivistë dhe ambientalistë nga organizatat mjedisore shqiptare dhe të huaja, protestuan paraditen e sotme (18.11) kundër ndërtimit të HEC-ve mbi lumin Valbonë.

“Mos ma prek Valbonën”, “Stop HEC-et”, “Të shpëtojmë Valbonë”, “Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë”, ishin ndisa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Protestuesit marshuan nga monumenti i Pavarësisë në drejtim të Kryeministrisë. Ata kanë paralajmëruar se protesta do jenë maratonë dhe do vijojë për disa ditë përpara Kryeministrisë, derisa t’i presë në takim Edi Rama.

Protesta erdhi pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, që lejoi ndërtimin e tre HEC-ve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës.

Catherine Bohne, banorja amerikane e njohur e Valbonës, tha para protestuesve se “ndërtimi i HEC-ve do të shkatërrojë Valbonën, pasi fut në tub 3 kilometra një nga pjesët më të bukura të lumit”.

Të irrtuar ishin edhe banorët e zonës për të cilët, Valbona është një burim të ardhurash,  falë turizmit që ka kjo zonë, duke u kthyer në një nga tre destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. National Geographic në vitin 2017 e shpalli si një nga “9 Best Places in the World to Enjoy the Great Outdoors” (9 vendet më të mira në botë për turizmin në natyrë).

MosmaprekValbonenProtesta MosmaprekValbonenErvin GociProtestuesit ne BulevardMosmaprekValbonen para KryeministriseMos ma prek Valbonen

Leave a Reply

%d bloggers like this: