Investimi gjerman do të përmirësojë jetën e studentëve që jetojnë në konvikt

Katër ose pesë studentë që jetojnë në 20 metra katëror, mungesa e ngrohjes, tualete dhe dushe të përbashkëta, mungesa e kuzhinës dhe sallave për të studiuar. Këto janë kushtet e jetesës për rreth 1100 studentë që jetonë në godinat e Qytetit Studenti Nr.2 pranë 21 Dhjetorit.

“Një furnelë me rezistencë e përdorim për të gatuar, për tu ngrohur dhe për të ngrohur ujin kur nuk kanë dushet”, na thotë Dorina Hoxhaj, studente e vitit të parë për Menaxhim Biznesi.

Furnela per ngrohje

“Dushet kanë ujë vetëm nga ora 18:00 deri 21:00, por nëse në këtë orar nuk jemi në konvikt atëherë mbetemi pa larë ose përdorim mënyrat alternative duke e ngrohur ujin me furnelë”, na tregon Artiola, e cila është shoqe e dhome me Dorinën.

Të jetosh dhe të jesh rezultativ në studime në këto kushte minimale është thuajse e pamundur.

Mungesa e ujit

Por situata do të ndryshojë së shpejti falë një investimi prej 6.2 milion eurosh të Republikës Federale të Gjermanisë nëpërmjet Bankës për Zhvillim (KfW).

Godinat e Qytetit Studenti Nr. 2 pranë 21 Dhjetorit janë duke u rikonstruktuar në bazë të modelit të efiçiencës energjitike, që përfshin: sistemin kompozit termo-izolim i jashtëm për muret e jashtme, dritare të reja me efiçiencë energjitike, elementë hijëzues të jashtëm, hidro dhe termo-izolim i tarracave dhe soletës së katit përdhesë, panele solare për ujë të ngrohtë, sistem ngrohje i integruar nga dyshemeja, pompa ngrohje me ajër dhe sistem ventilimi i kontrolluar dhe ndirçues  me efiçiencë energjitike (LED).

Konsumi energjitik pas aplikimit të masave të efiçiencës energjitike duke përfshirë kushtet e komfortit është 56 kwh/m2a. Kthimi i investimit për të gjitha masat me efiçiencë energjitike të aplikuara është 9 vite.

Ndërtesat  në total kanë një një numër prej 236 dhomash dhe do të presin në të ardhmen 1088 studentë.

Dhomat do të riorganizohen në formën e miniapartamenteve me një tualet të përbashkët. Rikonstruksioni parashikon gjithashtu ndërtimin e kuzhinave të përbashkëta në çdo kat, një hapsirë ngrënieje dhe një ndenjieje. Për herë të parë një godinë konviktesh do të ketë gjithashtu një ashensor.

Gjatë një vizitë në godinat në rikonstruksion ambasadorja gjermane Sussane Schütz deklaroi se Gjermania do të kontribuojë edhe në rikonstruksionin e godinave në kompleksin Qyteti Studenti Nr.1.Godina

Autor: Amarildo Topi

Leave a Reply

%d bloggers like this: