Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Familjet e varfëra në errësirë se nuk mund të paguajnë energjinë elektrike (Video)

Pavarësisht se numri i hidrocentraleve që prodhojnë energji elektrike në vendin tonë është rritur, sërish çmimi i saj vazhdon të jetë i lartë për shumë familje shqiptare.

Sipas Eurostat, Shqipëria është ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, ku vetëm në Mal të Zi është më shtrenjtë.

Duke marrë parasysh edhe të ardhurat e ulëta të shumë familjeve, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë e cila u lejon familjeve me status në nevojë të përfitojnë të paktën një llambë ndriçuese, por edhe pse ka 2 vite që është aprovuar nga Parlamenti ende nuk është vënë në zbatim.

Citizens Channel ka mësuar nga burime brenda Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë se ende nuk kanë një skemë se si do të zbatohet neni 95, 96 të Ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, ku përcakton se klientët familjarë, që kanë fituar statusin e familjeve apo klientëve në nevojë për furnizimin me energji elektrike, kanë të drejtën për të marrë shërbimin universal të furnizimit të energjisë elektrike, sipas disa kushteve të veçanta.

Sipas dispozitave ligjore parashikojnë për këtë kategori klientësh “vulnerabël” u garantohet e drejta për furnizim minimal të energjisë elektrike.

Nga Avokatit të Popullit  mësojmë se janë më shumë se 80 000 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe janë borxhlinj nga OSHEE-së, çka detyrimisht sjell dhe mungësën e energjisë elektrike tek këto familje pasi situata socio-ekonomike nuk i favorizon që të jënë në gjendje të paguajnë.

Për kamerën e Citizens Channel Ardian Muharremi, një kryefamiljar nga Selita, prej 2 vitesh jeton në dritën e qiriut sepse nuk ka mundësi të paguajë borxhin që nuk ka ndaj OSHEE-së.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=EVD8lAm2Dw0&w=560&h=315]

Ndonëse kjo e drejtë është parashikuar që në vitin 2015, institucionet përgjegjëse akoma nuk kënë hartuar aktet nënligjore që do të bënin të zbatueshme këtë të drejtë.

Autor: Brejdon Xhavara

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *