Lindja e ekonomisë spekulative

Nënshtrimi i ekonomisë ndaj pushtetit të bankave është rrjedhojë e politikave të viteve 1980. Në vendet si Franca, Britania e Madhe ose Shtetet e Bashkuara, qeveritë vendosën që aktivitetet financiare nuk do të ishin më të rregulluara duke favorizuar kështu lindjen e flluskave spekulative të cilat mund të shpërthenin në çdo moment…

Faktikisht, në vtin 1962 sektori financiar përfaqësonte vetëm 16% të të ardhurave në ekonominë amerikane dhe sektori i prodhimit përfaqësonte rreth 49% të të ardhurave. Dyzetë vite më pas, pjesa e të ardhurave të perfaqësuara prej sektorit financiar ka arritur në 43%, dhe ajo e industrisë më pak se 8%.

Prej tridhjetë vitesh, një ndryshim i tillë ndodh në shumicën e vendeve dhe mund të quhet si “finaciarizimi” i ekonomisë mundësuar prej politikave neoliberale, dhe siç u përmend më sipër është rezultat i politikave të cilat kishin si qëllim të hiqnin kontrollin e qeverive mbi ekonominë e vendeve të tyre.

Në Angli, Margaret Thaçer më 27 tetor 1986 njoftoi se një ndryshim radikal i ngjashëm me Big Bang-un do të ndodhte në Bursën e Londrës përmes heqjes së rregullimit për operacionet në bursë, duke ndjekur rrugën e Shteteve të Bashkuara nën administratën republikane të Ronald Reganit.

Në Francë, ishte ministri socialist i ekonomisë dhe financave ai që votoi ligjin e derregullumit të tregjeve financiare më 1986, para se të zgovëlonte taksën mbi të ardhurat prej kapitalit më 1990. Në Shtetet e Bashkuara, më 1999, administrata Klinton shfuqizon Ligjin Glass-Steagall (Glass-Steagall Act), i cili ishte në fuqi prej vitit 1933, dhe impononte një ndarje mes aktiviteteve bankare të depozitës dhe aktiviteteve të biznesit.

Financiarizimi i ekonomisë transformon sistemet botërore të prodhimit (menyra se si të mirat dhe shërbimet prodhohen) dhe të kreditimit (mënyra sesi të ardhurat përhapen në ekonomi), e në këta mënyrë ekspozon shtetet ndaj strategjive të offshoring (zhvendosjes së kompanive) dhe ndaj rreziqeve sistematike.

Ndërkohë që bota e financës nuk kishte njohur kriza sistematike ndërkombëtare prej viteve 1930, pëson tre kriza të mëdha në tridhjetë vite: kriza e borxhit të vendeve të treta(vendeve në zhvillim) në fillim të viteve 1980, ajo e vendeve emergjentë në fund të viteve të 90-ta dhe recensoni i provokuar prej krizes së suprimës e Shteteve të Bashkuara prej vitit 2007.

“Diktatura e 15%”

Pjesa më e madhe e kompanive multinacionale janë të kontrolluara prej institucionesh financiare private të cilat kanë aksione në kapitalin e këtyre kompanive të cilat janë të kuotuara në Bursë. Ekonomia është shndërruar në mënyrë të tillë që për kompanitë e mëdha ka më pak rëndësi të rrisin shitjet sesa të privilegjojnë rentabilitetin financiar. Aksionarët kryesorë të këtyre kompanive kanë mundësinë të diktojnë për përqindjen e kthimit: “diktatura e 15% të kthimit mbi fondet e veta” të viteve 1990 dhe 2000.

Rezultati është një rritje e madhe e të ardhurave financiare por paga më të ulta se më parë.

Globalizimi ka sjellë përftime për 10% më të pasurit e planetit dhe për shtresën e mesme të vendeve emergjentë si Kina (e cila ka përftuar prej zhvendosjes së kompanive), por pati impakt negative për 10% të popullsisë më të varfër dhe për shtresën e mesme të vendeve të idustrializuara, të ardhrat e të cilëve kanë stagnuar.

Zinxhiri ndërkombëtar i rreziqeve të papenetrueshëm

Nën preteksin e shumëfishimit të qarkullimit të likuiditetit, disa risi financiare kanë mundësuar bankat të tranferojnë rreziqet për sa i përket kredive- në veçanti rastet e mungesës së rimbursimeve të borxheve- te aktorë të rinj financiarë( banka investimesh, fonde spekulative etj). Nga të gjitha këto rrjedh një ekonomi që përmban flluska spekulative dhe një zinxhir ndërkombëtar me rreziqe të papenetrueshme, që përfshin bankat dhe aktorë të tjerë financiarë.

Deri në momentin kur këto “risi”- siç ishin suprimes në Amerikë- shndërrohen në “toksike”, duke krijuar mosbesim të përgjithshëm ndaj sistemit të kredive dhe duke çuar në paralizimin e tregut ndërbankar, në falimentimin e bankës Lehman Brothers dhe në kataklizimin financiar të tetorit të 2008.

Pas tri dekadash ideologji neoliberale e cila lartëson tërheqjen e Shtetit në përftim të financës në ekonomi, kjo e fundit kërkoi ndihmën e Shtetit gjatë krizës së fundit të 2008-es. Ky i fundit krijoi në emergjencë plane të mëdha të shpëtimit bankar, duke transformuar borxhet private në borxhe publike duke shkaktuar një recension botëror dhe një krizë të borxheve sovrane, duke sjellë për zonën e Euro-s planet e shkurtimit të shpenzimeve në investime publike që transformuan krizën bankare në krize sociale.

Shqipëroi: Grejs Gjergji

Marrë nga Le Monde Diplomatique, titulli origjinal “Naissance de l’économie de spéculation”,  Arnaud Zacharie

Leave a Reply

%d bloggers like this: