Strehimi i 70 familjeve të varfëra në Elbasan peng i burokracvie shtetërore

70 familje të varfëra në qytetin e Elbasanit jetojnë në kushte të mjerueshme dhe nuk munden të kenë një çati të denjë mbi kokë.

Zgjidhja për këto familje do të ishte zbatimi i programit të strehimit që ka të bëjë me përshtatjen në banesa sociale të objekteve shtetërore të dala jashtë funksionit.

Prej disa muajsh Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, sëbashku me familjet e interesuara, kanë identifikuar disa objekte të braktisura në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për ish-repartet ushtarake që ndodhen në lagjen 11 Nëntori në qytetin e Elbasanit.

Por që këto familje të zhvendosen atje nevojitet që Bashkia Elbasan të kërkojë transferimin e tyre nga Ministria e Mbrojtjes përmes një kërkese ku të shprehet destinacioni i ri dhe plani i përshtatjes së objektit.

Për të realizuar sa më shpejt këtë kërkesë të Lëvizja Rinore Egjipitane dhe Rome i ka dërguar një letër kryetarit të bashkisë Qazim Sejdini, sëbashku me një koncept ixhinjerik dhe studim fillestar fizibiliteti për godinat e identifikuara të cilat gjenden në listën e aseteve të Ministrisë së Mbrotjes të dala jashtë funksionit.

Letra e LRER

“Sipas legjislacionit në fuqi, paraqitja e kërkesës suaj ndaj Ministrisë së Mbrotjes vendos në plan të dytë mundësinë e privatizimit duke i dhënë preçedencë transferimit të pronës drejt bashkisë në funksion të strehimit të familjeve në nevojë”, shkruajnë të të rinjtë në letrën e drejtuar Sejdinit.

Në letër thuhet gjithashtu se “drejtuesit e drejtorisë së strehimit në ish-Ministrinë e Zhvillimit Urban, në vitin 2017, në një takim publik në Elbasan, premtuan publikisht se Qeveria do të mbështesë projektin nëse bashkia Elbasan e paraqet atë”.

Tashmë mbetet reagimi i Bashkisë së Elbasanit për t’i dhënë zgjidhje strehimit të 70 familjeve të varfëra. 

Autor: Amarildo Topi

Leave a Reply

%d bloggers like this: