Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shkencëtarët gjermanë të përfshirë në teste të gazrave toksikë të naftës tek njerëzit

Njerëzit janë përdorur si kavie në një eksperiment për të testuar ndikimin e gazrave që lëshojnë automjetet. Ky është zbulimi shokues që bëjnë të ditur gazetat gjermane Stuttgarter Zeitung dhe  Süddeutsche Zeitung.

Sipas raportimve të tyre eksperimenti i zhvilluar nga një grup prodhuesish automjetesh në Gjermani “ka ndodhur mes viteve  2012 dhe 2015”. Testet ishin zhvilluar nga European Research Group on Environment and Health in the Transport Sector (Grupi Europian i Kërkimit për Mjedisin dhe Shëndetin në Sektorin e Transportit),  një organizatë e cila tashmë nuk ekziston, financuar nga prodhuesit gjermanë të makinave Volkswagen, Daimler dhe BMW.

Sipas raportimeve të dy gazetave, eksperimenti fokusohej në “thithjen e dioksdit të azotit (NO2) për një kohë të shkurtër nga njerëz të shëndetshëm”.

Më pas një spital universitar në Aachen ekzaminoi 25 njerëz pasi kishin thithur sasi të ndryshme të gazit për disa orë me radhë.  

Eksperimenti u raportua pas zbulimeve të fundit se në eksperimente të njëjta kontroversale, majmunët ishin detyruar të thithnin gazra toksikë.

Nuk do të tolerohet

Në një reagim për këto akuza, Volkswagen tha në një deklaratë se “ne jemi të bindur se metodat shkencore të ndjekura në atë kohë kanë qenë të gabuara”.

Daimler deklaroi të dielën se “ishin shokuar nga mënyra e zhvillimi të studimit”. “Ne i dënojmë me forcë ato studime”, tha kompania, duke shtuar se nuk mund të vendoste për metodat e testimit dhe masat e ndërmarra nga EUGT “ishin kundër parimeve etike dhe vlerave të  Daimler”.

Prodhuesi i makinave me qendër në Shtutgart deklaroi se ka nisur një hetim për testet të konsideruara “të ekzagjëruar dhe të pështirë”,  mbi njerëzit dhe majmunët.

Ministrja gjermane e mjedisit, Barbara Hendricks, deklaroi paraditen e sotme (29.1) se është e “tmerruar” nga lajmi.  

“Ajo që dimë deri tani është e shpifur”, tha ajo duke shtuar se industria e automjeteve dhe komuniteti shkencor duhet të shpjegojnë rolin e tyre.  “Fakti se një industri e tërë është përpjekur të zhdukë metodat e ashpra dhe të dyshimta të metodave shkencore, e bën edhe më monstruoze.”

Marrë nga Deutsche Welle

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *