Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

EuroNatur letër publike kryeministrit Edi Rama: Aeroporti i Vlorës, kërcënim për ekosistemin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë

Organizatat ndërkombëtare të mjedisit reagojnë ndaj planeve të qeverisë shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit EuroNatur, Gabriel Schwaderer, në një letër publike drejtuar kryeministrit Edi Rama shpreh shqetësimin për planin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Schwaderer ka kërkuar që vlerësimi i ndikimit në mjedis të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare. “Ne jemi të bindur se një vlerësim serioz mund të dalë vetëm në përfundimin se aeroporti i planifikuar nuk përputhet me ruajtejn e ekosistetmit të zonës Nartë-Vjosë”, shkruan Schwaderer në letrën e tij.

Me një sipërfaqe prej 42 km2 Laguna e Nartës ndodhet në pjesën jugore të grykëderdhjes së lumit Vjosë, një ndër të vetmit lumenj të egër në Europë.  Zona është shumë e rëndësishmë për zogjtë migratorë në bregdetin e Adriatikut dhe një zonë e rëndësishme ushqimi për specien në rrezik të Pelikanit Dalmat.

Pavarësisht faktit se Laguna e Nartës është zonë e mbrojtur, qeveria shqiptare ka në plan të ndërtojë një aeroport për të rritur turizmin në jug të vendit. “Ndërtimi i aeroportit në këtë pozicion, do të dëmtonte në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin”, paralajmëron Schwaderer në letrën e tij.

“Ne besojmë se Shqipëria nuk do të humbasë një nga xhevahiert e saj natyrore në bregdetin e Adriatikut”, përfundon letrën e tij Schwaderer.

Letra e EuroNatur

Zona Vjosë-Nartë është pjesë e Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura, duke qenë se prej vitit 2004 mban statusin e Peizazhit të Mbrojtur nga IUCN.

Në seancën e djeshme parlamentare Kuvendi miratoi projektin e ndërtimit të aeroportit dhe sipas deklaratave publike të Kryeministrit Edi Rama, mendohet që punimet të fillojnë në qershor të këtij viti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deri tani ka bërë publik vetëm planin e investimit të aeroportit, ndërsa për asnjë moment nuk është bërë publik ndonjë raport që vlerëson ndikimin në mjedis të këtij projekti.

Aeroporti i Vlores

Autor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *