Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shtimi i ndërtimeve nuk ul çmimet e banesave. Tirana ndër 5 qytetet më të shtrenjta në Evropë

Tirana është renditur si kryeqyteti i pestë në Europë nga 31 kryeqytete për përballimin e blerjes së një apartamenti nga banorët sipas portalit Numbeo. Në studimin e bërë për 6-mujorin e parë të vitit 2018 Tirana renditet pas Beogradit, Romës, Moskës dhe Parisit.

Të dhënat e mara nga portali më i madh në botë i të dhënave i cili ofron informacione në lidhje me koston e jetesës, treguesit e strehimit, kujdesin shëndetësor, trafikun, krimin dhe ndotjen, tregojnë se për të blerë një apartament në Tiranë duhen mesatarisht 17.65 vite bazuar në të ardhurat mesatare të një familje shqiptare.

Përgjatë viteve çmimet për blerjen e një apartamenti kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Në vitin 2012 Tirana renditej e 49 – ta për blerjen e një apartamenti bazuar në të ardhurat mesatare ndërsa në vitin 2017 renditej në vendin e 12 – ta.

Rritja prej 42 vendesh në indeksin e çmimeve të blerjes së një apartamenti nuk ka qenë në raport të drejtë me rritjen mesatare të të ardhurave të disponueshme, gjë që e ka vështirësuar mundësinë për të blerë një apartament në kryeqytet gjatë viteve.

Çfarë po ndodh aktualisht në Tiranë në sektorin e ndërtimeve?

Sipas INSTAT nga viti 2015 deri në vitin 2018 Bashkia Tiranë ka miratuar 492 leje ndërtimi ,ndër to numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen pallatet dhe banesat private) zënë 75,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen hotelet, kulla, zyrat, qendrat tregtare, industriale dhe të tjera) zë 24,8 %.

Një vëzhgim i bërë nga Citizens Channel tregon se në Tiranë po planifikohet të ndërtohen 24 kulla me nga 24 deri në 30 kate.
Apartamentet në kullat në qendër të Tiranës janë relativisht të shtrenjta dhe ndërtuesit presin t’i shesin ato me 2500-3000 euro për metër katror, ndërsa katet e para që shërbejnë si zyra dhe dyqane me 8,000-10,000 euro për metër katror. Me këto çmime, një apartament prej 100 m2 shkon mbi 250 mijë euro, duke e bërë të pamundur blerjen nga një familje që vjen për të jetuar në Tiranë.

Ballafaqimi i këtyre të dhënave me realitetin ngre një sërë pyetjesh:

Pse në Tiranë vazhdohet të investohet në sektorin e ndërtimit kur mundësitë për të blerë një apartament vijnë duke u zvogëluar?

Trendi i ndërtimeve po fokusohet gjithmonë e më shumë në qendër të Tiranës, aty ku çmimet janë më të shtrenjta ndërkohë fuqia blerëse është në rënie. A do të sjellin këta faktorë një efekt flluskë në sektorin e ndërtimit?

*Citizens Channel /f.s/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *