Studimi : Kur largohen të rinjtë europianë nga shtëpia?

Foto : REUTERS / Paul Hackett

Mosha në të cilën largohesh nga shtëpia, varet shumë nga ku jeton, sipas të dhënave nga Eurostat.

Në shumicën e vendeve veriore dhe perëndimore anëtare të Bashkimit Europian meatarisht një i ri largohet nga shtëpia në fillim të të 20 -tave. Por në vendet jugore dhe lindore të Bashkimit Europian, një i ri mesatarisht largohet nga shtëpia në fund të të 20 – tave ose në fillim të të 30 – tave.
Gjithsesi, rruga drejt pavarësisë nuk është e thjeshtë. Të rinjtë përballen me një sërë sfidash të cilat mund ti detyrojnë të rrijnë më shumë në shtëpitë e pindërve ose të rikthehen sërisht, raportoi  Eurostat.

Marrëdhëniet, studimet akademike, nivelet e pavarësisë financiare, kushtet e tregjeve të punës, kostoja e shtëpisë dhe kostot e përgjithshme të jetesës, janë të gjithë faktorë që përcaktojnë moshën në të cilën një i ri largohet nga shtëpia e prindërve.

Image : Statistika / Eurostat

Midis 2006 dhe 2016 pati një rënie të vogël në moshën mesatare në të cilën të rinjtë largoheshin nga shëpia e prindërve. më shumë për meshkujt se sa për femrat. Mesatarja e moshës së largimit nga shtëpia u ul me 0.5 vite për meshkujt (nga 27.6 vjeç) dhe nga vetëm 0.1 vite për femrat ( nga 25.2 vjeç).

Mbi të gjitha, Eurostat tha se femrat e reja largoheshin më herët nga shtëpia e prindërve se sa meshkujt e rinj, megjithëse u vu re se kishte diferenca të konsiderueshme midis moshave.
U vu re se, në vitin 2016, femrat e reja në Suedi mesatarisht largoheshin nga shtëpia e prindërve në moshën 20.6 vjeç, ndërsa meshkujt e rinj mesatarisht largoheshin nga shtëpia 20.08 vjeç.
Këto ishin mesataret më të ulëta për meshkujt dhe femrat në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian dhe me diferencën më të vogël gjinore.

 

Image : Eurostat

Diferenca gjinore ishte 0.6 në Luksemburg dhe Danimarkë. Ishte gjithashtu më pak se një vit në Estoni dhe Qipro.

Ndërsa në Kroaci mesatarja e moshës së mëshkujve për tu larguar nga shtëpia e prindërve ishte 32.2 vjeç, më e madhja në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian, ndërsa për femrat ishte 29.7 vjeç, një hapësirë prej 3.5 vitesh. Por hapësira edhe më të mëdhaja të diferencave gjinore u vunë re në Rumani ( 4. 5 vite) dhe në Bullgari ( 4.7 vite ).

Ndërkohë mesatarja më e vjetër për femrat të cilat largoheshin nga shtëpia e prindërve ishte në Maltë, 30.6 vjeç. Ky ishte i vetmi shtet anëtar në të cilin mesatarisht femrat mbi 30 vjeç jetonin akoma në shtëpinë e prindërve.

Kroacia, Sllovakia dhe Italia gjithashtu kishin një mesatare të largimit nga shtëpia e prindërve, rreth moshës 30 vjeç ose mbi 30 vjeç, në vitin 2016.
Bullgaria, Spanja, Greqia, Portugalia, Sllovenia, Rumania dhe Polonia kishin gjithashtu një mesatare midis 28.00 – 29.04 vjeç.

Në kundërshim me këtë, të rinjtë në Suedi, Danimarkë dhe Finlandë largoheshin nga shtëpia e prindërve mesatarisht para moshës 22 vjeç, ndërsa në Estoni, Hollandë, Gjermani, Francë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Luksemburg mesatarja e moshës në të cilën të rinjtë largoheshin nga shtëpia e prindërve ishte nën 25 vjeç.

Burimi : World Economic Forum

Leave a Reply

%d bloggers like this: