Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studimi i Standford tregon se pse nuk duhet të fillojmë të punojmë me kohë të plotë deri në moshën 40 vjeç

Për njerëzit e moshës së mesme, të cilët janë gjithmonë në nxitim për të menaxhuar karrierat e tyre me kohë të plotë, fëmjët të cilët janë të varur nga ata, prindërit në moshë, koha duket si shumë e shkurtër.Por ka kohë për t’i bërë të gjitha, thotë psikologia Laura Carstensen, drejtuese e Qendrës Standford në Longevity. I vetmi problem është se e menaxhojmë jetën gabim.

Një grua e cila është 40 vjeç sot, pret të jetojë dhe 45 vite të tjerë mesatarisht, ndërkohë që 5% do të jetojnë për të parë 100-vjetorin e tyre. Mesatarisht burrat 40 vjeç do të jetojnë dhe 42 vite të tjerë. Për shumicën e njerëzve këto vite do të jenë mjaftueshëm të shëndetshëm për të vazhduar një punë e cila nuk përfshin punën fizike. Kështu që, pse jemi duke e paketuar karrierën dhe detyrimet familjare në dekadat tona të para dhe në mënyrë të shpejtë?

“Në vend të një karierre prej 4 dekadash që mbaron papritur në moshën 65 vjeç, ne duhet të planifikojmë karriera-maratonë të cilat zgjasin më shumë, por kanë pushime gjatë rrugës te cilat mund të shërbejnë për të mësuar, nevoja familjare dhe detyrime të tjera jashtë vendit të punës”, thotë Carstensen.

“Kemi nevojë për një model të ri”, thotë Carstensen, bazuar në normat aktuale dhe modelin aktual të karrierës. Modeli aktual “nuk funksionon sepse ka dështuar për të njohur nevojat tona të tjera të cilat kërkojnë kohë. Njerëzit janë duke punuar me kohë të plotë dhe në të njëjtën kohë rrisin fëmijët. Nuk merret kurrë një pushim. Nuk merr kurrë një kohë për t’u rifreskuar.”

Puna e Carstensen bazohet në ridizajnimin e institucioneve për të akomoduar jetën që njerëzit kanë jetë që janë të gjata dhe në shumë raste më të shëndetshme se në çdo periudhë në historinë e njerëzimit.

Të ndalosh së punuari papritmas në moshën 66 vjeç, vit në të cilin shtetasit amerikanë dalin në pension dhe janë në gjendje të përfitojnë sigurimet shoqërore, nuk është një praktikë financiare për të rritur një numër të rinjsh.
Dhe humbja e papriur e statusit, interaktivitetit social, dhe qëllimit që ndjek daljen në pension nga një karrierë e vlefshme, nuk është gjithmonë një levizje e shëndetshme në aspektin psikologjik.
Carstensen thotë se puna e jetës duhët të shtrihet në një periudhë më të gjatë kohe. Edukimi dhe trajnimet mund të zgjasin më shumë, gjatë viteve në të cilat shumë njerëz fillojnë të ndërtojnë familjet e tyre dhe të kenë fëmijë. Puna me kohë të plotë idealisht do të fillonte në moshën 49 vjeç dhe jo në fillimet e të 20-tave. Karrierat do të ishin më të gjata, me një tranzicion gradual nga puna me kohë të pjesshme deri në daljen në pension rreth moshës 80 vjeç.
Është rrugë shumë e vështirë kjo në të cilën jemi duke ecur. Ndiqet nga kompromise, por shumica prej nesh i bën kompromiset bazuar në modelin e vjetër, në industri të cilat nuk janë mësuar akoma për të akomoduar prindër ose punëtorë të vjetër të cilët duan të punojnë me kohë të pjesshme.
“Nuk ka një arsye reale se pse duhet të punojmë në këtë mënyrë. Gjëja më e vështirë është se si mund të fillojë të ndryshojë?” tha Carstensen “Por nëse fillon, do të ketë shumë pak dilema se si do të vazhdojë”

Burimi: World Economic Forum

*CitizensChannel/F.S/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *