Zjarret në Greqi: Vazhdon kërkimi për familjarët e tjerë, pasi u gjetën 80 të pajetë

Vendasve j'u është thënë të braktisin shtëpitë e tyre

Autoritetet greke vazhdojnë kërkimet për qindra njerëz të zhdukur pas flakëve vrasëse afër Athinës.

Të paktën 80 njerëz kanë vdekur dhe kërkimi vazhdon për të mbijetuarit të cilët u përfshinë nga flakët, duke përfshirë dhe ata që u futën në det.
Erëra të forta shpërndanë zjarrin, duke kapur brenda në shtëpi shumë njerëz dhe shumë makina dhe duke detyruar shumë të tjerë të shkojnë në det për t’ju shpëtuar flakëve.

Zjarri është raportuar gjerësisht si rekordi më i madh i vdekjeve në Greqi.

Kryeministri Alexis Tsipras shpalli 3 ditë zie.

Një baba, Yiannis Philippopoulos, i tha një televizioni grek se vajzat e tij binjake 9-vjeçare vazhdonin të ishin të humbura. Ai tha se i kishte parë vajzat e tij, Sofia dhe Vasiliki, të gjalla në lajme, se si kishin qëndruar në një varkë peshkimi dhe se kjo i ishte shpëtuar. Por, ai nuk ka kontaktuar me ato ose me gjyshërit e atyre, të cilët kishin qenë me ato në fillim të ditës.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave 

Nuk ka një numër të të humburve. Brigadat e zjarrfikësve kanë marrë qindra telefonata, por ka qenë e pamundur për të verifikuar numrin e saktë. Të afërmit e atyre që kanë humbur kanë postuar fotografi online të më shumë se 30 njerëzve, me shpresën se mund t’i gjejnë se ku janë. Varkat patrulluese të bregut e pastruan vijën e bregdetit të mërkurën, duke kërkuar për të mbijetuar dhe trupa, ndërkohë që skuadrat e shpëtimit kontrrollonin shtëpitë dhe makinat. Kryetari i Bashkisë së Rafina, Evangelos Bournous, i tha BBC se vdekjet mund të shkojnë deri në 100.
Ndërkohë, numri i të dëmtuarve vazhdon të rritet, dhe është rreth 180 duke përfshirë dy duzina fëmijësh. Turistët u përfshinë në flakë, duke përfshirë një burrë britanik i cili u trajtua për të djegurat.
Të tjerët janë evakuuar duke u akomoduar përkohësisht.


Vendasve j’u është thënë të braktisin shtëpitë e tyr

Përqafimi i fundit.

Të martën, trupat e 26 të rriturve dhe fëmijëve të cilët kishin vdekur duke përqafur njëri-tjetrin, u gjetën në majë të sipërfaqes së një shkëmbi.
“Ata ishin përpjekur për të gjetur një rrugë shpëtimi, por fatkeqësisht këta njerëz dhe fëmijët e tyre nuk ja dolën në kohë. Në mënyrë instiktive, duke parë fundin që po afrohej, ata u përqafuan”, tha Nikos Economopoulos, drejtor i Greece’s Red Cross.
Midis atyre që u vranë nga flakët të cilat lëvizën me shpejtësi drejt Atikas perëndimore, ishte dhe një turist belg dhe një grua polake bashkë me djalin e saj.
Të hënën në darkë, qindra zjarrfikës luftuan me flakët të cilat u rritën nga erërat që ishin 100km/h.

Shpëtuesit vazhdojnë kërkimin e tyre në zonë

Kryeministri Tsipras deklaroi gjendjen emergjente në Atika, duke thënë se të gjitha shërbimet e emergjencës janë mobilizuar.
Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë ndihmuar me aeroplanë, paisje dhe zjarrëfikës, ndërkohë që Spanja, Turqia dhe Qipro kanë ofruar asistencë.
Qeveria greke dhe shërbimet e emergjencës janë duke u përballur me akuza sepse reagimi i tyre të hënën ishtë shumë i ngadaltë.
Një prokuror i Gjykatës së Lartë ka urdhëruar një invesigim për shkakun e zjarrit, megjithatë nuk ka pasur një plan evakuimi në vend.

Katastrofë Biblike

Resorti në breg të detit i Mattit, Atika, është i populluar nga turistë lokalë, veçanërisht nga pensionistë dhe nga fëmijë që shkojnë për kampe verore.
I mbijetuari Kostas Laganos, tha: “Na digjeshin shpinat ndërkohë që futeshim në ujë…Unë thashë: “O Zot, duhet të vrapojmë për të shpëtuar veten.”
George Vokas, familja e të cilit gjithashtu shpëtoi në det i tha BBC News se dy gra të cilat ishte përpjekut t’i ndihmonte kishin vdekur.
“Jemi duke folur për një katastrofë biblike në këtë zonë të mrekullueshme të Matti-t”,tha ai.

Burimi: NASA Earthdata/FIRMS

Trupa të djegur shtrihen 15 metra nga deti, i tha fotografi Pantelis Saitas Agjensisë së Lajmeve Athino-Maqedoniane.
Të paktën 150 njerëz ishin dëmtuar në atë zonë.

Çfarë i shkaktoi zjarret?

Zjarret janë një problem i vazhdueshëm gjatë muajve të nxehtit dhe muajve të lagësht në Atika.
Zyrtarët sugjeruan se zjarret aktuale mund te kenë nisur nga zjarrëvënës të cilët kanë qenë duke kërkuar për të vjedhur shtëpi të braktisura.
“15 zjarre kanë nisur në mënyrë të njëkohshme në tre fronte të ndryshme të Athinës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos.
Greqia, shtoi ai, ka kërkuar dronë nga Shtetet e Bashkuara, “për të gjurmuar ndonjë aktivitet të dyshimtë”.
Katastrofa e fundit më e madhe e zjarrit në Greqi, ishte në vitin 2007, në të cilën dyzina njerëzish u vranë në jugun e Peloponezit.

*Citizens Channel/ Burimi : BBC NEWS/ F.S/

Leave a Reply

%d bloggers like this: