Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Citizens Channel – Thirrje për gazetarë

Citizens Channel, një projekt mediatik i mbështetur nga “Friedrich Ebert Foundation” shpall thirrjen për shkrime të thelluara mbi tema sociale për muajin Gusht 2018.

Objektivi i thirrjes është përcjellja e zërit të qytetarëve përmes evidentimit të problematikave për tema që lidhen me:

  • Mjedisin (menaxhimin e mbetjeve/pyjeve/shëndetin publik/ problemet e ndotjes)
  • Te drejtat e njeriut (raportimi nga pozicione të margjinalizuara)
  • Shëndetësinë (të drejtat e pacientëve, shërbimi shëndetësor, tenderimet e barnave)
  • Investigime me impakt institucional (parregullsitë në tenderime, mungesë transparence)
  • Arsimi(abuzimet në universitete, kushtet studentore, abuzimet në institucionet arsimore para-universitare)
  • Analiza të thelluara mbi çështje të aktualitetit dhe raportim të problemeve lokale
  • Histori jashtë të zakonshmes të personazheve, vendeve, fenomeneve të pasuruara me fakte dhe trajtim institucional problemit/fenomenit
Thirrja është e hapur për gazetarë profesionistë dhe persona të angazhuar në gazetari, të punësuar në media tradicionale apo në ato online si edhe për gazetarë në profesion të lirë.
Artikujt duhet të realizohen për një afat një mujor dhe do të publikohen në median online citizens-channel.com.

Gazetarët që do të bëhen pjesë e thirrjes ftohen të propozojnë temat në redaksinë e Citizens Channel dhe të bëhen pjesë e mbledhjeve periodike deri në publikimin e artikujve.

Citizens Channel fton të githë gazetarët e interesuar të propozojnë idetë duke dërguar formularin bashkëngjitur në adresën elektronike: citizenschannel@hotmail.com, ku do të njihen me kriteret dhe termat financiar të bashkëpunimit.

Kliko këtu për të shkarkuar formularin: Citizens Channel_Kritere dhe informacione

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *