Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rama rikonfirmon qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar

Komisioni Europian nëpërmjet një letre të hapur, i ktheu përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e djeshme në lidhje me shqetësimin e tyre për ligjin special për teatrin, të padekretuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ngelur për rishqyrtim në shtator.

Përgjigjja e Komisionit Europian vjen pasi Komisioni i dërgoi qeverisë një listë me 15 pyetje në lidhje me ligjin për teatrin.

“Ne kemi analizuar me interes të madh argumentat tuaja që kanë të bëjnë me vlefshmërin e ligjit në fjalë.Komisionieri u ka kërkuar autoriteteve shqitpare që të japin informacione shtesë për ligjin special me qellim që të ballafaqojë përputhshmërin e këtij ligji me kërkesat e Marreveshjes së Stabilzimit Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, apo qoftë edhe përputhshmërinë qe ka ky ligj me rregullat e BE-se në aspektin ligjor që kanë të bëjnë me prokurimet publike.”, shkruhet në letër.

Mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama, ishte i ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, ku ndër të tjera u pyet edhe për ccështjen e Teatrit Kombëtar.
Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke thënë se: “Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimisë kultuore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur. Ta ruajmë aty për çfarë? Për të bërë çfarë? Çfarë mund të bëjmë aty? Ajo sot është në kushtet që duket si një varr, pa jetë dhe kush shkon atje, shkon o nga pasioni i madh për të luajtur në skenë, o nga inercia e së shkuarës për të shkuar e për të parë shfaqje, sepse dihet se në çfarë kushtesh zhvillohet jeta aty. Për çfarë dhe si mund të mbajmë ne një ngrehinë të tillë në zemër të Tiranës dhe të shkojmë të bëjmë një teatër diku tjetër?! Pastaj si do ta ndërtojmë ne një teatër të ri? Pse nuk është ndërtuar ky teatër i ri për kaq e kaq shumë vite?”

Ndërsa shqetësimit kryesor që ka shoqëruar këtë ligj, partneriteti publik-privat dhe mungesës së konkurrencës, Rama i është përgjigjur: “Problemi është gjithmonë tek paratë, kur vendos për vepra publike dhe bota nuk është budallepsur që e ka krijuar këtë rrugë prej shumë e shumë vitesh. E kam thënë dhe e kam rithënë: këtu është bërë një gogol i pa kuptueshëm, partneriteti publik-privat. Gjermania, Gjermania që është vendi më i fuqishëm i Europës e ka rutinë ndërtimin e shkollave, ndërtimin e çerdheve, ndërtimin e spitaleve, ndërtimin e veprave publike kulturore me partneritet publik-privat. E ka rutinë. Nuk po flas për të tjera. Ku është problemi këtu? Dhe është shumë e thjeshtë…”

Pas mosdekretimit të ligjit nga Presidenti, muaji shtator do të jetë vendimtar për fatin e Teatrit Kombëtar.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga qytetarë, vazhdon protestat ccdo ditë në sheshin e Teatrit ndërkohë që edhe pjesa e kasës së politikës përgjegjëse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim.

*Citizens Channel/ F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *