Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Çfarë na tregon Kristiano Ronaldo mbi ekonominë e futbollit

Kupa e Botës 2018 në Rusi mund të duket si një kujtim i largët, por në më pak se një muaj që kur Franca ngriti trofeun, fansat e futbollit nuk kanë pse të presin gjatë para se ligat Europiane të rikthehen në aksion këtë javë.

Shumë do i kenë sytë tek Seria A, liga më e lartë  italiane, e cila bëri dhe bujën më të madhe këtë verë: Kalimin e Ronaldos nga Reali i Madridit tek Juventusi.

Futbollisti portugez u ble nga gjigantët italianë në korrik për 112 milion euro dhe kjo ishte transferta e gjashtë më e madhe e të gjitha kohërave. Ronaldo është konsideruar një nga sportistët më të kërkuar në të gjithë botën dhe në ditët pas transfertës klubi Torinez shiti bluza me vlerë rreth 52 milion euro.

A mund të kthehet pas gjithë vlera e transfertës?

Sigurisht që jo. Të bësh këtë hamendësim do të thotë të injorosh mënyrën se si një klub futbolli drejtohet ekonomikisht. Bussines Insider tregoi që Juventusi do të marrë vetëm 10-15% të të ardhurave nga shitja e bluzave , gjë që do të thotë se klubit do t’i duhet të shesë më shumë se sa 5 milion bluza të Ronaldos para se shuma e transferës së tij të rifitohet, e megjithatë nuk do të mund të mbulonte rrogën e tij. Realiteti është se të bësh para duke drejtuar një klub futbolli do të thotë të mbështetesh në një kompleksitet miks të performancave në fushë dhe marrëveshjeve jashtë fushave. Dhe kjo e bën Ronaldon një rast të mirë studimor për ekonominë e sotme të futbollit.

Foto: StatistaCharts / Bussines Insider
Juventusi shiti 60 milion bluza të Ronaldos

Është e rëndësishme që klubet profesionale të futbollit të konsiderohen si sipërmarrje argëtimi. Edhe pse kjo nuk do i kënaqë puritanët,  realiteti është: sa më shumë sy i drejtohen topit,  aq më shumë para bëhen. Përgjithësisht nuk ka më shumë se sa 5 faktorë të ardhurash për një ekip futbolli: televizionet, sponsorët, të ardhurat e ditës së ndeshjes, promovimi dhe shitjet e lojtarëve.

  • Të drejtat televizive janë faktori më i madh që gjeneron të ardhurat e një klubi futbolli. Kjo konsiston në transmetimin e ndeshjeve në shtëpi, sfidave në kompeticione, si dhe të ardhurat suplementare që klubi mund të gjenerojë, si për shembull ripaketimi i kontentit i ditës së ndeshjes ose shitja e abonimeve tek një kanal televiziv në shtëpi. Të ardhurat nga televizionet negociohen nga ligat, të cilat pastaj ua ndajnë klubeve bazuar në performancën e tyre. Mesatarisht, bazuar tek Deloitte, klubet angleze franceze dhe italiane gjenerojnë të paktën 50% të të ardhurave nga të drejtat e televizionit dhe të radios për transmetimin e ndeshjeve.
  • Sponsorizimi gjeneron rreth 20-30% të të ardhurave të një klubi që mund të vijnë nga marrëveshjet me kompanitë e veshjeve, sponsorët e bluzave ose emrat e stadiumeve.
  • Të ardhurat nga dita e ndeshjes janë faktori tjetër më i madh i fitimit, ndjekur nga promovimi dhe të ardhurat jo nga sporti (marrja me qera e stadiumit ose mbajtja e tureve të klubit), të cilat përbëjnë tipikisht më pak se 5-10% të të ardhurave të klubit.
  • Diferenca më e madhe përgjithësisht gjendet në regjistrimet e lojtarëve, ose me fjalë të tjera, shitjen e lojtarëve. Për klubet më të vogla në ligat e vogla, shitja e lojtarëve të talentuar në skuadra më të mëdha mund të jetë një e ardhur e konsiderueshme, ndërkohë që klubet prestigjioze rrallë bëjnë para nga transfertat sepse mund të përballojnë të mbajnë lojtarët për aq kohë sa vlejnë për t’u mbajtur.
Foto: Deloitte
Të ardhurat e 5 ligave më të mëdha të futbollit

Megjithatë, në futboll është më e lehtë të shpenzosh se të fitosh para. Veç shpenzimeve operacionale të drejtimit të një klubi dhe shpenzimeve të shumave për blerjet, klubi duhet të paguajë edhe pagat e lojtarëve.

Në fakt, një shqetësim në lidhje me futbollin është raporti i pagave me të ardhurat. Ky raport, në ligat më të mëdha europiane , aktualisht qëndron në 58%, por kostot e tjera të drejtimit e bëjnë të vështirë që futbolli të kthehet në përfitim. Edhe  Manchester United, ekipi më i madh sportiv në planet, prodhoi vetëm rreth 63 milion euro fitim nga të ardhurat mbi 600 milion euro. Sipas të dhënave të fundit, 45% e xhiros së klubit u përdor për të shlyer pagat.

Pra, nënshkrimi i një ylli si Ronaldo nuk është ekuivalent me një top të gjatë në futboll , i cili shpejt kthehet në një gol. Përkundrazi, duhet parë si një lojë që zhvillohet me durim e që do të sjellë një seri me mundësi të mira.

Dhe me kalimin e kohës, Juventusit  do t’i  duhet të sigurojë që kostot e blerjes së Ronaldos – tarifa e tij e nënshkrimit, paga dhe shpenzimet e nevojshme për ta mbajtur atë në formë – do të tejkalohen nga paratë që ai mund të gjenerojë. Juventusi do të fillojë duke bërë gjithçka për të siguruar që blerja e Ronaldos do t’i çojë të ardhurat  në drejtimin e duhur.

Ronaldo është konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë, përveç suksesit që pritet të sjellë, ai do të vijë me më shumë se 300 milion ndjekës nga platformat online, diçka që Juventusi do të përpiqet ta monetizojë duke kërkuar fansa në tregjet e reja por edhe në ato të qëndrueshme.

Financierët shpresojnë që kjo do të rrisë të drejtat televizive të klubit, sponsorizimet dhe të ardhurat nga dita e ndeshjes, të cilat së bashku përbëjnë 64% të të ardhurave të Juventusit, bazuar në pasqyrat financiare më të fundit të Juventusit.

Foto: Juventus
Të ardhurat e klubit të Juventusit nga 2015 deri në 2017

Një skuadër që në mënyrë konstante performon mirë në sa më shumë kompeticione, do ta ketë të mundur të sigurojë më shumë para nga të drejtat televizive, sponsorizimet dhe të ardhurat nga dita e ndeshjes. Kjo mund të sjellë mundësinë për të marrë lojtarë më të mirë të cilët mund të forcojnë ciklin e fitimit – duke e ndihmuar klubin të kthehet një makineri parash. Si kontrata e të drejtave televizive dhe ajo e sponsorizimit negociohen në periudha 3 deri në 5 – vjeçare, kështu që performanca e mirë e vendos klubin në një pozicion më të mirë për të negociuar marrëveshje më favorizuese.

Juventusi mund të jetë klubi më i pasur italian me të ardhura mbi 400milion euro, por qëndron ende larg gjigantëve të Manchester United (676 milion euro), Real Madridit (674 milion euro) dhe Bayern Munich (588 milion euro). Mundet të mos jetë e largët dita kur ardhja e Ronaldos ta trondisë rregullin e kësaj renditje.

*Citizens Channel; Burimi: “World Economic Forum” /F.S./

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *