Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Termi “fake news” është duke shkaktuar një dëm të madh

Gjatë një konference për shtyp të kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Donald Trump sulmoi një reporter të një mediaje që pëlqen ta urrejë. “CNN është “fake news” – Nuk ju përgjigjem pyetjeve të CNN”, tha ai dhe u drejtua drejt një reporteri të Fox News.

Është e thjeshtë të mendosh se çfarë është “fake news” – ishte dhe fjala e vitit 2017, sipas Collins Dictionary’s. Por të mendosh se mbaron me aq është gabim dhe politikisht e rrezikshme. Jo vetëm njerëz të ndryshëm kanë pikëpamje të kundërta për termin “fake news”, por në praktikë termi përcakton vlerat intelektuale të demokracisë – dhe ka një mundësi reale që nuk do të thotë asgjë. Do të ishte më mirë nëse do të ndalonim së përdoruri.

Mund të fillojmë me problemin se  për “fake news” njerëzit nuk bien dakort për kuptimin e termit. Disa e përdorin për informacionin problematik ose të dyshimtë, një shembull për këtë është historia e pavërtetë që doli në sipërfaqe në median sociale gjatë vitit 2016 gjatë fushatës elektorale në Shtetet e Bashkuara në të cilën Hillary Clinton ishte e përfshirë.

Disa njerëz e përdorin termin “fake news” vetëm për histori të pavërteta. Për shembull, Facebook mendon që “fake news” do të thotë së lajmi është fals, prandaj dhe ju pëlqen të flasin për “lajme false”. Por shumë gazetarë e përdorin termin “fake news” për diçka që është shumë afër gënjeshtrës.

Editori i “Buzfeed”, Craig Silverman i cili ka ndihmuar për të popullarizuar frazën investigoi mashtrimet maqedonase të  “clickbait”, të cilët krijonin histori për tërhequr klikime. Sipas këtij definicioni, si dhe sipas atij që i keqorienton njerëzit, ka një motiv përfitimi i cili është i përfshirë. Ky definicion përshtatet mirë me mashtrimet e “clickbait”, por më pak me fjalimet politike.

Por “fake news” nuk i referohet vetëm historive false ose gënjeshtrave. Filozofi amerikan Michael Lynch ka identifikuar atë që ai quan “internet shell games” – shpërndarja e  miksuar e historive false dhe të vërteta për të shpërqendruar publikun.  Në këtë mënyrë informacioni i vërtetë diskretitohet nga informacioni fals me të cilin bashkohet. Në këtë lloj rasti e gjithë masa e historive – e vërteta dhe falsja  – llogaritet si “fake news”. Kjo sjell idenë e “fake  news” më afër nocionit të profesorit të Princeton Harry Frankfurt, për “dokrra” se sa gënjeshtra.  Një gënjeshtar thotë atë që ai ose ajo beson se është e rremë, ndërsa një person që thotë dokrra thotë çfarëdo që është në interesin e tij, pavarësisht nga e vërteta.

Fjalë boshe

Termi “fake news” është një rrëmujë kuptimesh të ndryshme.  Filozofia e gjuhës na jep disa mjete për të menduar rreth termave që janë në fluks në këtë mënyrë – ndoshta kuptimi i tyre është sensitiv ndaj përmbajtjes ose janë të kontensuar – por diagnoza ime e preferuar është se “fake news” thjesht nuk ka kuptim.  Është pa kuptim – fjalë bosh.

Pra pse të përdoret? Në gojën e demagogëve të krahut të djathtë, akuza është një urdhër që të mos besohet një histori dhe të mos besohet institucioni që e ka prodhuar atë. Në një fjalim të mbajtur më 24 korrik në Konventën e Veteranëve të Luftërave të Jashtme, Trump e bëri këtë mesazh të qartë, duke thënë: “Vetëm rrini me ne, mos e besoni çfarë shihni nga këta njerëz, nga lajmet e  rremë”.

Në Amerikën Veriore dhe në Europë puna anti demokratike e “fake news” është më e qartë. Në disa shtete termi “fake news” është përdorur për të justifikuar ligje me natyrë censuruese,  Ushtria Burmeze dhe Presidenti i Filipines e kanë përdorur për të bllokuar raporte të cilat kundërshtojnë pikëpamjet e tyre të preferuara.

Përdorimi i termit çon në legjitimimin e përdorimit propagandistik të tij, duke i bërë ata të duken si kontributorë të arsyeshëm në debatin publik. Duhet gjithashtu të shqetësohemi se përdoruesit e qëllimshëm të termit “fake news”, do të tundohen për të përdorur mjete demagogjike për tu përfshirë në politika intelektuale, duke zbuluar angazhimin e tyre në diskursin e hapur.

Nëse duam të shmangim bisedat boshe dhe të legjitimojmë propagandën, thjesht duhet të ndalojmë së përdoruri termin “fake news. Çfarë duhet të vendosim në vendin e tij ? Dyshoj se ne mund të bëjmë mjaft me terma të zakonshëm të tillë si “gënjeshtra”, “dëngla” dhe “jo e besueshme”. Ndoshta ne kemi nevojë për terma të reja, por nuk duhet të fillojmë duke  përdorur mjetet e demagogëve  për të mundur demokracinë.

Burimi: The Conversaton

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *