Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Adoleshentët që pijnë duhan dhe alkool, i vuajnë efektet e sëmundjeve që nga mosha 17 vjeç

Adoleshentët që pijnë duhan dhe alkool janë duke ju shkaktuar dëme të dukshme arterieve të tyre, që në moshën 17 vjeçare, ka zbuluar një studim i publikuar në “European Health Journal”.

Testet e bëra treguan se ngushtimi i arterieve kishte filluar në moshë të re. Këto ndryshime fizike lidhen me një risk në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut si goditjet në tru dhe ataku në zemër, në vitet e më vonë.

Studimi gjithashtu zbuloi se arteriet e adoleshentëve që ndalonin së piri duhan ose alkool i rikthehen normalitetit.

Studiuesit studiuan të dhëna nga viti 2004 deri në 2008 të 1266 të rinjve që morën pjesë në Avon Longitudinal Study of Parents and Children (ALSPAC),” dhe mblodhën informacion për shëndetin e 14.500 familjeve në zonën e Bristol (Britani).

Studimi u publikua në European Heart Journal.

Pjesëmarrësit detajuan zakonet e tyre e të pirit duhan ose alkool në moshën 13, 15 dhe 17 vjeç dhe testet u bënë për të zbuluar nëse kishin pasur ngushtim të arterieve.

Pjesëmarrësit duhej të raportonin fakte që kishin të bënin me:

Sa cigare kishin pirë gjatë gjithë jetës së tyre

Në cilën moshë kishin filluar të pinin alkool

Ata që kishin pirë më shumë se 100 cigare ose kishin filluar të pinin alkool, kishin gjasa më të larta për të pasur arterie të ngushtuara se sa ata që kishin pirë më pak se 20 cigare ose kishin pirë më pak se 2 gota alkool në ditë.

Foto: GETTY IMAGES
Adoleshentët që morën pjesë në studim preferonin të pinin më shumë birrë se sa verë ose pije të tjera

Autori i studimit Prof John Deanfield, nga “UCL Institute of Cardiovascular Science”, tha :
“Kemi zbuluar se në këtë grup bashkëkohor të madh britanik, pirja e alkoolit dhe pirja e duhanit në adoleshencë, edhe në nivele më të ulëta krahasuar me ato të raportuara në studimet e të rriturve, shoqërohet me ngushtim të arterieve dhe progres të arterosklerozës”.

“Megjithatë,  gjithashtu zbuluam se nëse adoleshentët ndalojnë  pirjen e duhanit dhe të alkoolit  gjatë adoleshencës, arteriet e tyre kthyen në normale – duke sugjeruar se ka mundësi për të ruajtur shëndetin arterial në një moshë të re.”

Dr Marietta Charakida, e cila ishte pjesë e studimit në  “UCL Institute of Cardiovascular Science”, tha: “Dëmtimi i enëve të gjakut ndodh shumë herët në jetë si pasojë e të pirit duhan dhe alkool dhe të dyja bashkë janë edhe më shumë të dëmshme.”

“Megjithëse studimet kanë treguar se adoleshentët po pijnë më pak duhan dhe alkool gjatë viteve të fundit, zbulimet tona tregojnë se mesatarisht një në pesë adoleshentë kishin pirë duhan në moshën 17 vjeç”.

“Në familjet në të cilat prindërit ishin duhanpirës, kishte më shumë gjasa që fëmijët të pinin duhan”.

Prof Metin Avkiran, drejtor mjekësor i asocuar në “British Heart Foundation”, që financoi pjesërisht studimin, i tha BBC se dëmi mund të rezervohet si “një indikacion inkurajues”.

Ai tha: “Nuk është kurrë vonë të bësh ndryshime që mund të të shpëtojnë jetën.”

“Ky Studim sugjeron se dëmtimi i arterieve që ndodh në moshë të hershme , shkakton dëmtime të mëdha në moshë më të vonë”.

“Lënia e duhanit është gjëja më e mirë që mund të bëhet për të mbrojtur zemrën tuaj”

“Nëse pini alkool, përpiquni të siguroheni se nuk është më shumë se sa është e nevojshme, dhe brenda guidës së rekomanduar”

Burimi: BBC News

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *