[et_pb_section admin_label=”section”]
[et_pb_row admin_label=”row”]
[et_pb_column type=”4_4″]
[et_pb_text admin_label=”Text”]
Ditën e sotme në Tiranë, përpara piramidës u zhvillua protesta simbolike për mbrojtjen e lumit Vjosa, nga anëtarë të “Eco Albania“ dhe “Balkan River Defence“.
Protestuesit u shprehën kundër vendimit të Qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin e Vjosës, gjithashtu kërkuan që lumi Vjosa të jetë lumi i vetëm në Europë në të cilin të mos ketë hidrocentrale dhe të shpallet Park Kombëtar.
Protestuesit theksuan se turizmi në Shqipëri është një nga pikat kyçe të zhvillimit të vendit dhe duke qenë se pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë të lidhura drejtpërdrejt me turizmin, ndërtimi i hidrocentraleve e shkatërron natyrën e vendit. Në qershor të këtij viti Qeveria shqiptare nënshkroi kontratën koncensionare me kompanitë “Ayen Enerji” dhe “Fusha”, për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit.
Aktivistët "shembin" digën në mbrojtje të Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë
#Mjedisi Artikulli i plotë: https://bit.ly/2CFOlmwAktivistë në mbrojtje të mjedisit "shembën" sot në mënyrë simbolike një digë gjatë protestës kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa. Rezistenca për "Mbrojtjen e Zemrës Blu të Europës" ka bërë bashkë ambientalistë nga e gjithë bota të cilët kundërshtojnë ndërtimin e digave në lumenjtë e Ballkanit mes të cilëve janë edhe 38 HEC-et e planifikuara për ndërtim në Vjosë, lumin e fundit të egër në Europë.EcoAlbania Balkan River Defence
Posted by Citizens Channel on Monday, September 10, 2018
Rezistenca për mbrojtjen e “Zemrës Blu” të Evropës e mbështetur nga aktivistët e Turit të Lumenjve të Ballkanit është kthyer sërish në Vjosë. Aktivitët do të udhëtojnë për 31 ditë në Ballkan për të mbështetur komunitetet që mbrojnë lumenjtë e tyre.
Fotogaleri nga protesta:
Turi i Lumenjve të Ballkanit filloi në vitin 2016 si një lëvizje argëtuese me kajakë në lumenjtë e Ballkanit dhe u shndërrua në një lëvizje mbrojtëse të këtyre lumenjve për shkak të hidrocentraleve që po ndërtohen në to.
Ky është turi i dytë që lëvizja Turi i Lumenjve të Ballkanit po zhvillon, duke udhëtuar dhe vozitur në Ballkan, në vende si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia.
*Citizens Channel
[/et_pb_text]
[/et_pb_column]
[/et_pb_row]
[/et_pb_section]