Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Problemet me gjuhën raciste

Simon Kuper
Opinionist i “Financial Times” për artin dhe jetën,

Një udhëzues për fjalët e padobishme që po dëmtojnë debatin

Nga Shtëpia e Bardhë në Gjermaninë Lindore, në Partisë Laburiste Britanike, çështjet racore janë ato që dominojnë në lajme. Por fjalët që përdorim për të diskutuar këto tema janë shpesh të gabuara. Për shembull, fjala “raciste” është shfarosur nga përdorimi i tepruar.

Edhe pse e urrej të tingëlloj si komisar i korrektësisë politike (një tjetër term i pavlerë, meqë ra fjala), po paraqes udhëzuesin tim për gjuhën e padobishme në çështjet racore.

Personat që nuk i dallojnë ngjyrat (Colour-Blind): Një fjalë e preferuar e konservatorëve, të cilët pretendojnë se nuk bëjnë dallime mes ngjyrave dhe prandaj flitet më tepër se cc’duhet për racizmin. Premisa e tyre është se njerëzit e të gjitha ngjyrave mund të ecin përpara, kështu që askush nuk duhet të mërzitet.

Kjo injoron pabarazinë racore racionale: në SHBA, për shembull, afrikano-amerikanët kanë shumë më pak gjasa të ndjekin shkollat e pafinancuara ose të burgosen padrejtësisht. Për sa kohë  ngjyra ndikon në jetën e individit, të qenit “Color Blind” do të thotë të mos shohësh realitetin.

Komuniteti: Një fjalë që njerëzit zakonisht e përdorin për grupe të tjera etnike. Sapo pyeta një mik të mirë të bardhë, i cili fliste për “komunitetin hebre”, se cilit komunitet i përkiste. Ai ishte vetvetja, një individ me pikëpamje unike. Caktimi i njerëzve në “komunitetet” monolite etnike është e simplifikuese.

Për shembull, a është dikush mysliman, maroken, francez, parizian, evropian apo të gjitha më sipër? Së dyti, asnjë grup etnik kudo qoftë, nuk është një klub me një botëkuptim të unifikuar në të cilin ju bashkoheni që në lindje.

Përshtatja kulturore: Një shaka majtiste kundër kujtdo që “përshtat” një “kulturë” të një grupi tjetër. Një viktimë e kohëve të fundit ishte poeti i bardhë Anders Carlson-Ëee, i cili botoi një poemë në “The Nation“, shkruar për t’i dhënë zë një personi me aftësi me ngjyrë dhe të kufizuara.

Kur u ngritën thirrjet kritike të tipit, “mbani anën tuaj!”, redaktorët e revistës kryen autokritikën e stilit maoist: “Na vjen keq për dhimbjen që u kemi shkaktuar shumë komuniteteve të prekura nga kjo poezi”.

 

Kultura: Ka një pikëpamje se çdo grup etnik ka një kulturë fikse, të shenjtë, e cila përfshin praktika të përjetshme siç janë, për shembull, ndalimi i shoferëve femra. Por në fakt, “kulturat” ndryshojnë.

Krahasoni, për shembull, besimet perëndimore rreth martesës së homoseksualëve 30 vjet më parë dhe sot. Kjo është gjithashtu arsyeja pse “vlerat britanike” janë një frazë e pakuptimtë: shumë norma të shumicës britanike sot do t’i tmerronin paraardhësit.

Politikisht korrekt: Çdo shoqëri ka nevojë për kodet e fjalës. Është mirë që gratë, njerëzit homoseksualë dhe pakicat etnike mund të shkojnë të punojnë çdo ditë pa qenë të abuzuar.

Raca: Një koncept pa vlefshmëri biologjike. Dallimet e lindura mes njerëzve të zinj dhe të bardhë, ngjyra e lëkurës, apo shkalla e ndryshme e anemisë qelizore janë të papërfillshme. Ndarja e njerëzve në “raca” në mënyrë të gabuar sjell ndarje mes njerëzve.

Ashtu siç argumenton filozofja Amartya Sen, askush nuk është vetëm një gjë, thjesht me ngjyrë, i bardhë apo mysliman. Ne të gjithë kemi identitete të shumëfishta. Një person i vetëm mund të jetë me ngjyrë, i krishterë, londinez, kontabilist, nënë, motër, vrapues etj.

Racist: Një fjalë kaq e mbi përdorur sa rrezikon të humbasë kuptimin e saj. Një racist beson se disa grupe etnike janë inferiore. Por tani “merr një shuplakë” çdokush që thotë ndonjë gjë në lidhje me racën dhe që dikush tjetër e konsideron ofenduese. Të akuzosh dikë tjetër për racizëm ëhstë e drejtë, por kjo injoron realitetin se ccdokush mund të ketë disa instikte raciste. Për të luftuar racizmin, cdokush duhet të identifikojë dhe luftojë këto instikte brenda vetes.

Hapësira të sigurta: Një frazë e zakonshme në kampuset amerikane e cila nënkuptojnë idenë se nxënësit kanë nevojë për mbrojtje në rastet kur hasin fjalime nga të cilat ndihen të shqetësuar. Rezultati shërben zakonisht për të kufizuar debatin, sepse siç u përmend më lart, çdo folës mund të jetë i shënjuar si “racist”.

Lëvizja “jo-platformuese” ka emigruar përtej kampusit, siç është dëshmia e vendimit të Neë Yorker-it për të mos e ftuar racistin Steve Bannon në festival. Por ndalimi i tij tregon se liberalët nuk janë në gjendje ta sfidojnë atë dhe përforcojnë besimin popullor se vetëm liberalët kanë të drejtën e fjalës së lirë.

Çështje thelbësore, gjithashtu, shkruan David Cole i Bashkimit Amerikan për Liritë Civile, “Përqendrimi në fjalimin ofendues largon nga çështjet më të rëndësishme të padrejtësisë racore.” Segregimi në shkolla është një problem më i madh se poezitë e revistave.

Kulturat tradicionale: Sidomos në vendet që kanë eliminuar popullsinë e tyre të vjetër vendase (Kanada, Zelandë e Re, SHBA), ka një nderim për çdo gjë që perceptohet si një “kulturë tradicionale”.

Anëtarët e saj janë përshkruar si njerëz të prapambetur dhe larg nga moderniteti. Kjo i mbyll ata në një kuti etnike, ndërsa pjesa tjetër prej nesh mund të ndryshojë lirshëm. Ne duhet t’u japim mundësi minoriteteve, jo t’i trajtojmë ata si egërsira.

Siç ka thënë Orwell, për të menduar qartë, duhet të flasim qartë.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.R

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *