Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pse adoleshentët po lexojnë më pak?

Shumica jonë shpenzon shumë më shumë kohë në median digjitale se sa bënim një dekadë më parë. Adoleshentët e sotëm jetojnë në epokën e ‘smartphone’.

Krahasuar me adoleshentët e disa dekadave më parë, mënyra se si ata ndërveprojnë me median tradicionale si libri apo filmat është krejtësisht e ndryshme.

Bashkëautoret e mia dhe unë analizuam anketa kombëtare te mbi një milion adoleshentëve në SHBA, të mbledhura që nga viti 1976 dhe zbuluam një zhvendosje pothuajse sizmike se si adoleshentët po e kalojnë kohën e lirë.

Gjithnjë e më shumë, librat duket se po zënë pluhur.

Gjithçka është te ekranet

Në vitin 2016,  nxënës të klasës së 12-të thanë se mesatarisht gjatë kohës së lirë kalonin gjashtë orë në ditë duke shkruajtur në mediat sociale dhe në internet. Dhe këto janë vetëm tre aktivitete; nëse do të përfshiheshin aktivitete të tjera të medias dixhitale  ky vlerësim me siguri do të rritej.

Adoleshentët jo gjithmonë shpenzonin aq shumë kohë në mediat digjitale. Koha online është dyfishuar që nga viti 2006 dhe përdorimi i mediave sociale ka ndryshuar nga ai periodik te ai i përditshëm.

Që nga viti 2016, afërsisht 9 nga 10 vajza të klasës së 12-të thanë që i vizitojnë mediat sociale çdo ditë.

Ndërkohë, koha që shpenzohet për video lojra ka shkuar nga më pak se një orë në ditë në mesatarisht një orë e gjysëm. Një në 10 klasa të 8-a në vitin 2016 shpenzonin 40 orë në javë ose dhe më shumë me video lojra, orari i një pune me kohë të plotë.

Me kaq shumë kohë në ditë, nuk ke diçka për të dhënë?

Ndoshta jo. Shumë studiues këmbëngulin se koha në internet nuk e zhvendos kohën e kaluar në mediat tradicionale. Disa njerëz janë më shumë të interesuar në media sociale dhe argëtim, theksojnë ata, kështu që më shumë kohë në një lloj medie nuk do të thotë domosdoshmërisht më pak në një tjetër.

Gjithsesi, kjo nuk na tregon ne aq shumë në lidhje me çfarë ndodh nëpër grupe njerëzish kur koha e shpenzuar në median digjitale vazhdon dhe rritet. Kjo është ajo çka mund të na tregojnë vëzhgimet e mëdha të bëra gjatë viteve.

Filmat dhe librat lihen mënjanë

Ndërkohë që 70% e klasave të 8-a dhe të 10-a shkonin të paktën një herë në muaj ose më shumë në kinema, tani vetëm gjysma e tyre shkojnë. Te shkuarit në kinema ishte shumë popullore në fund të viteve 1970 deri në mesin e viteve 2000.

Por pas vitit 2007, kur ‘Netflix’ prezantoi shërbimin e tij ‘video-streaming’, frekuentimi i kinemasë filloi të bjerë. Gjithnjë e më shumë, të parit film u bë një eksperiencë solide. Kjo lidhet me një model tjetër më të madh: Në një analizë tjetër, kemi vënë re se adoleshentët e sotëm dalin me miqtë e tyre më pak se sa gjeneratat e mëparshme.

Por trendi i të shkuarit në kinema zbehet në krahasim me ndryshimin më të madh që kemi gjetur: Një rënie e madhe e leximit. Në vitin 1980, 60% e klasave të 12-a thanë që ata lexojnë libra, gazeta ose revista, çdo ditë që ata nuk ishin në shkollë.

Që nga viti 2016, vetëm 16% e bëjnë këtë, një rënie e madhe, edhe pse libri, gazeta apo revista mund të lexohet në një pajisje dixhitale.

Numri i personave të klasës së 12-të që thoshte se nuk kishin lexuar ndonjë libër për kënaqësi në vitin e kaluar, pothuajse u trefishua, duke u ulur në një nga tre nga viti 2016. Për iGen, gjenerata e lindur që nga 1995 e cila ka kaluar tërë adoleshencën me ‘smartphone’, librat, gazetat dhe revistat kanë pak dhe më pak prezencë në jetën e tyre të përditshme.

Natyrisht, adoleshentët ende po lexojnë. Por ata po lexojnë tekste apo tituj të shkurtër në ‘Instagram’, jo artikuj të gjatë të stilit që eksplorojnë tema të thella dhe kërkojnë mendime dhe reflektime kritike. Rezultatet e të lexuarit të SAT në vitin 2016 ishin më të ultat që nga1972.

Kjo nuk është një gjë e mirë kur ata të kalojnë në kolegj. Imagjinoni të shkoni nga leximi i disa titrave me 2 fjali te leximi i një libri shkollor me 800 faqe. Për të lexuar dhe kuptuar kapituj të gjatë librash duhet praktikë dhe adoleshentët nuk po e marrin këtë praktikë.

Është bërë një studim nga Qendra Kërkimore e ‘Pew’ disa vite më parë dhe është gjetur se të rinjtë në të vërtetë lexojnë libra më shumë se sa njerëzit e moshuar. Por kjo përfshinte librat për shkollën. Kur shohim kënaqësinë e leximit me kalimin e kohës, ‘iGen’ (gjenerata e internetit) po lexon dukshëm më pak se gjeneratat e mëparshme.

E ardhmja

Pra, duhet ti heqim ‘smartphone’ nga dora e ‘iGen’ dhe ti zëvëndësojmë ata me faqe libri?

Me shumë mundësi jo: ‘smartphone’ janë forma kryesore e komunikimit social në adoloshencë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata duhet të jenë vazhdimisht në to. Të dhënat që lidhin mesataren e tepërt të mediave digjitale me çështjet e shëndetit mendor sugjerojnë një limit prej dy orësh në ditë të kohës së lirë të shpenzuar me ekranet, një kufizim që do të lejojë kohë edhe për aktivitete të tjera, si për të shkuar në kinema me miqtë apo leximin.

Nga trendet që kemi gjetur, rënia e theksuar e leximit ka të ngjarë të ketë ndikim të madh negativ. Leximi i librave dhe artikujve më të gjatë është një nga mënyrat më të mira për të mësuar se si të mendosh në mënyrë kritike, për të kuptuar çështje komplekse dhe për të ndarë faktin nga trillimi.

Është shumë e rëndësishme të jesh një votues i informuar, një qytetar i përfshirë, një student i suksesshëm kolegji dhe një punonjës produktiv.

“Nëse letra vdes, vdesin shumë gjëra me të”

Burimi: The Conversation

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.R

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *