Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Jepet masa e sigurisë për djalin e deputetit Rrahja pas dy muajsh

Shumë pak orë pas protestës së qytetarëve dhe shoqërisë civile pranë Kryeministrisë, ditën e djeshme në mbrojtje të Xhisiela Malokut dhe kundër dhunës ndaj gruas, ajo u shfaq në dy televizionet kombëtare më të ndjekura , Tv Klan dhe Top Channel për të thënë fjalën e saj.

Javën e fundit kjo ngjarje ka qenë kryefjalë e mediave në vend dhe në vëmendjen e opinionit publik për dy arsye kryesore: përfshirja e politikës dhe dhuna ndaj femrës. Politika dhe shoqëria shqiptare kanë mbajtur qëndrime të ndryshme gjatë kësaj jave në varësi të zhvillimeve të ngjarjeve.

Ngjarja fillimisht është bërë publike nga Emiliano Nuhu i cili është ish punonjës i policisë së Fushë Krujës dhe aktualisht është larguar nga shteti shqiptar në kërkim të azilit politik.. Emiljano Nuhu deklaroi se është kërcënuar nga familja e deputetit Rrahja dhe nga deputeti tjetër socialist Taulant Balla për të mos e arrestuar të dyshuarin e denoncuar nga ish-e dashura e vet.

Menjëherë, deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i mohoi akuzat. Balla depozitoi një padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ndaj Lulzim Bashës, Emiljano Nuhut dhe Basir Çollakut duke i bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit për të zbardhur ngjarjen.

Padia e bërë nga deputeti Balla për Lulzim Bashën, Emiljano Nuhun dhe Basir Çollakun

Reagim pati edhe nga Kryeministri i vendit Edi Rama i cili në lidhje më çështjen tha:Sa i takon vajzës, mund të them se Policia e Shtetit ka bërë detyrën. Dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial Vajzën e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike. Dua t’i siguroj se çka ka të bëjë me të drejtën e drejtësinë është e panegociueshme”

Ndërsa për sa i përket ish – oficerit të policisë, Rama u shpreh se është një horr i kthyer në hero dhe ka braktisur detyrën për të kërkuar azil.

Edhe Policia dhe Ministria e Brendshme kanë bërë disa deklarata publike për të mohuar akuzat e Nuhut.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko deklaroi se “në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka lejuar interferime të çfarëdollojshme nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punën e saj”

Mbrëmjen e djeshme Xhisiela Maloku vendosi të shfaqej me zë dhe figurë për të thënë versionin e saj para publikut. Për deklaratat dhe denoncimet e mëparshme në rastet më të shumta kërkonte të përgjigjej para Prokurorisë, ndërsa për sa i përket dhunës, ajo e minimizoi atë çka kish deklaruar më parë.

Ajo u shpreh se denoncimet e saj në disa komisariate të policisë (Komisariati i Fushë Krujës, Komisariati i Durrësit dhe Komisariati i Tiranës), ndaj djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, ishin bërë për shkak të xhelozisë. Ajo kundërshtoi publikisht ekspetizën e Mjekësisë Ligjore në të cilën thuhej se vajza kishte dëmtime të shumta në trup për shkak të dhunës së ushtruar.

Në raportin e mjekësisë ligjore të bërë publik për median thuhet se vajza është ekzaminuar në datën 25 korrik pas kallëzimit të bërë në Komisariatin numër 3 në Tiranë.

Një provë tjetër për Prokurorinë e Krujës ka qenë një përgjim ambjental në datën 29 shtator midis dy të rinjve i cili e ka shtyrë Prokurorinë për ti kërkuar Gjykatës masën e sigurisë.

Ndërkohë Rexhep Rrahja, djali i deputetit i akuzuar për dhunë ndaj ish- të dashurës së tij, u ndalua me urdhër gjykate ditën e dielë, megjithëse ngjarja ka ndodhur në muajin korrik.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Gjykata e Krujës vendosi që të lerë në burg Rexhep Rrahjan për akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.

Kjo masë e sigurisë me burg vlen vetëm për akuzën e përndjekjes, dhe dënimi maksimal që mund të merrët parashikohet të jetë deri  në 5 vite e gjysëm burg.

Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *