Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Presidenti Meta kthen për herë të dytë në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar duke e cilësuar edhe njëherë si ligj që bie ndesh me parimet kushtetuese të vendit.

Pas reagimit nga Bashkimi Evropian, qeveria vendosi që Ligjin Special ta përshtasë me sugjerimet e ndërkombëtarëve. Por thelbi ngeli i njëjtë. Me kundërshtimin e opozitës, qeveria në datën 18 shtator nëpërmjet Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u votua edhe njëherë për Ligjin Special, në mënyrë të paqartë pasi maxhoranca edhe e pranonte edhe e rrëzonte dekretin e Presidentit. Ligji i ri u bë mbi bazën e ligjit ekzistues dhe nuk pati një hartim të një ligji të ri në lidhje me këtë çështje.

Presidenti Meta e kishte kthyer për rishqyrtim këtë ligj duke përcaktuan 9 argumenta dhe ku ndër të tjera theksohej se “ky ligj shkel parimet e barazisë para ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike para shtetasve” dhe “ligji nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare”.

Pasi ligji i ri i hartuar mbi bazën e ligjit të vjetër, i cili u kalua në Kuvend me votën e maxhorancës, ky ligj shkoi edhe njëherë në Presidencë. Ditën e sotme grupimi i qytetarëve, artistëve dhe intelektualëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kishin parashikuar një protestë para Presidencës për të kërkuar edhe njëherë mosdekretimin e ligjit.

Por, Presidenca me anë të një njoftimi për shtyp deklaroi se Presidenti e kishte marrë vendimin në lidhje me këtë ligj, duke e kthyer për herë të dytë në Kuvend për rishikim.

Protesta e Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvendoset para Kryeministrisë për t’i kërkuar Kryeministrit të heqë dorë nga ky ligj.

Argumentat e Presidentit

Në njoftimin zyrtar të Presidencës theksohet se ndryshimet e bëra në ligjin e vjetër nuk kanë zgjidhur çështjet që ishin ngritur në korrik dhe se paraqet probleme kushtetuese. ” “Ky ligj nuk ka arritur të zgjidhë në thelb asnjë prej 9 (nëntë) çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara në dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.

Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje.

Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë.” thuhet në deklaratë.

*Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *