Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shmangia e mishit dhe qumështit, mënyra më efektive për reduktimin ndikimin në mjedis

Analizat shkencore më të avancuara  sa i përket dëmtimit të bimësisë në tokë, tregojnë se shmangia e mishit dhe produkteve të qumështit janë mënyrat më të efektshme për të zvogëluar ndikimin tonë mjedisor në planet.

Hulumtimi i ri tregon se pa konsumimin e mishit dhe të qumështit, përdorimi në rrafsh global i tokës bujqësore mund të reduktohet me më shumë se 75%, një zonë ekuivalente me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Bashkimin Evropian dhe Australinë që ende ushqejnë botën. Humbja e zonave të egra në bujqësi është shkaku kryesor i zhdukjes masive të kafshëve të egra.

Studimi i ri tregon se ndërsa mishi dhe qumështi sigurojnë vetëm 18% të kalorive dhe 37% të proteinave, shfrytëzojnë shumicën dërrmuese (83%) të tokës bujqësore dhe prodhojnë 60% të emetimeve të gazrave serrë të bujqësisë.

Hulumtime të tjera të kohëve të fundit tregojnë se 86% e të gjithë gjitarëve të tokës janë bagëti dhe njerëzit. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se edhe mishi apo prodhimet e qumështit shkaktojnë më shumë dëm mjedisor sesa rritja e perimeve dhe drithërave.

Studimi, i botuar në “Journal of Science”gjeneroi një grup të madh të dhënash, bazuar në pothuajse 40,000 ferma në 119 vende duke mbuluar 40 produkte ushqimore që përfaqësojnë 90% të të gjithë atyre që janë të ngrënshme. Studimi vlerësoi ndikimin e plotë të këtyre ushqimeve, “nga ferma në pirun”, në përdorimin e tokës, emisionet e ndryshimeve klimatike, përdorimin i ujërave të ftohta dhe të ndotura (eutrofikimi) si dhe ndotjen e ajrit (acidifikimi).

“Dieta vegjetariane është ndoshta mënyra e vetme më e madhe për të reduktuar ndikimin tuaj në planetin Tokë, jo vetëm gazra serrë, por acidifikimi global, eutrofikimi, përdorimi i tokës dhe përdorimi i ujit”, tha Joseph Poore, në Universitetin e Oksfordit të Britanisë së Madhe, i cili udhëhoqi hulumtimin.

“Bujqësia është një sektor që përfshin të gjitha problemet e mjedisit, tha ai. Me të vërtetë janë produktet e kafshëve përgjegjëse për kaq shumë gjëra. Shmangia e konsumit të produkteve të kafshëve jep përfitime shumë më të mira mjedisore sesa përpjekja për të blerë mish dhe qumësht.”

Analiza gjithashtu zbuloi një ndryshueshmëri të madhe midis mënyrave të ndryshme të prodhimit të ushqimit të njëjtë.

Krahasimi i mishit të viçit me proteina bimore siç është bizelja, është e zymtë, madje edhe me impaktin më të ulët, mishi i viçit është përgjegjës për gjashtë herë më shumë gazra serrë.

“Ndryshueshmëria e madhe në ndikimin e mjedisit nga fermat e ndryshme paraqet një mundësi për reduktimin e dëmit, pa pasur nevojë që popullata globale të bëhet vegjetariane”, tha Poore. Nëse gjysma më e dëmshme e prodhimit të mishit dhe qumështit është zëvendësuar me ushqim me bazë bimore, kjo ende siguron rreth dy të tretat e përfitimeve për të hequr qafe të gjithë prodhimin e mishit dhe qumështit.

Ndërprerja e ndikimit mjedisor të bujqësisë nuk është e lehtë. Poore paralajmëroi: “Ka mbi 570 milion ferma, të cilat kanë nevojë për mënyra paksa të ndryshme që të zvogëlojnë ndikimin e tyre. Kjo është një sfidë [mjedisore] si në asnjë sektor tjetër të ekonomisë. Por ai tha se të paktën 500 miliardë dollarë shpenzohen çdo vit për subvencione bujqësore dhe ndoshta shumë më tepër. Ka shumë para për të bërë diçka me të vërtetë të mirë .

“Etiketat që zbulojnë ndikimin e produkteve do të ishin një fillim i mirë, kështu që konsumatorët mund të zgjidhnin mundësitë më pak të dëmshme, tha ai, por do të jenë gjithashtu të domosdoshme subvencionet për ushqime të qëndrueshme dhe të shëndetshme dhe taksa mbi mishin dhe qumështin.”

Një surprizë nga kjo punë ishte ndikimi i madh i rritjes së peshqve të ujërave të ftohta, që siguron dy të tretat e peshqve në Azi dhe 96% në Evropë dhe mendohet të jenë relativisht miqësorë me mjedisin.”

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se viçi i ushqyer me bar, që mendohet të kishte një ndikim relativisht të ulët, ishte ende përgjegjës për ndikime shumë më të larta se ushqimi me bazë bimore.” Konvertimi i barit në [mish] është si të konvertosh thëngjillin në energji.

Hulumtimi i ri ka marrë lëvdata  nga ekspertë të tjerë të ushqimit. Prof. Gidon Eshel, në Kolegjin Bard, SHBA, tha: ” Është me të vërtetë i rëndësishëm, ambicioz dhe i bukur.”

Prof. Tim Benton, në Universitetin e Leeds, Britani të Madhe, tha: “Ky është një studim jashtëzakonisht i dobishëm. Ai mbledh së bashku një sasi të madhe të të dhënave dhe kjo i bën konkluzionet shumë më të fuqishme. Mënyra se si prodhojmë ushqim, konsumim dhe humbje të ushqimit është e paqëndrueshme nga një perspektivë planetare.Duke pasur parasysh krizën botërore të obezitetit, ndryshimi i dietave, duke ngrënë më pak prodhime blegtorale dhe më shumë perime dhe fruta, ka potencial për të na bërë ne dhe planetin më të shëndetshëm”.

Dr Peter Alexander, në Universitetin e Edinburgut, UK, u impresionua gjithashtu, por theksoi: “Mund të ketë përfitime mjedisore, për shembull për biodiversitetin, nga kullotja e menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme dhe rritja e konsumit të produkteve të kafshëve mund të përmirësojë të ushqyerit për disa nga më të varfrit në nivel global. Mendimi im personal është që ne duhet t’i interpretojmë këto rezultate jo si një nevojë për t’u bërë vegjetarianë brenda natës, por për të moderuar konsumin tonë [të mishit] “.

Poore tha: “Arsyeja që e fillova këtë projekt ishte të kuptoja nëse ka prodhues të qëndrueshëm të kafshëve. Unë kam ndalur konsumimin e produkteve të kafshëve gjatë katër viteve të fundit të këtij projekti. Pyetja është se sa mund t’i zvogëlojmë ato, dhe përgjigja është shumë.”

Burimi: The Guardian

*Citizens Channel / Përktheu dhe përshtati: F.R

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *