Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Op-ed-i i Donald Trump-it në ‘USA Today’ demonstron se është koha të veçojmë lajmet nga opinioni

 

ELI PARISER / NIEMANLAB

Një mik i cili punon në një platformë të madhe të teknologjisë kohët e fundit më paraqiti një gjë interesante. “Tregtarët” e disinformatorëve po vendosnin faqet e lajmeve lokale të Potemkin-it, të cilat ripublikonin një përzierje të tregimeve të vlefshme, të vërteta dhe të propagandës të njëanshme. Si duhet të diferencojnë platformat “click baits” nga produktet serioze gazetareske -thotë ‘The New York Times’, që duhet të marrë një shtysë në rezultatet e renditjes?

Kjo është një pyetje më e vështirë sesa duket. Pas të gjithave, ‘Times’ boton gjithashtu një përzierje të gazetarisë së ashpër dhe mesazheve partiake, të përshtatura si opinion. Këtu janë disa artikuj që kanë dalë në NYT kohët e fundit: “Liberalët, Kjo është Lufta”, “Tre këshilla për të Fituar në Nëntor dhe Më tej”, dhe “Konservatorët e kanë gabim që gëzohen për Kavanaugh.”

Ndodh që të jem dakord me shumë nga ndjenjat e të trejave, por është e vështirë të thuash se nuk janë cilësuar si deklarata politike.

Furia e kohëve të fundit mbi op-ed-in e Presidentit Trump në ‘USA Today’ solli një tension në rritje mes opinionit dhe përmbajtjes së lajmeve. Siç shkruan Glenn Kessler, një “fact-checker” i shkëlqyer “pothuajse çdo fjali përmbante një deklaratë mashtruese ose një gënjeshtër”.

Lexuesit kanë qenë me arsye edhe të befasuar edhe të zemëruar: Si mundet ‘USA Today’ të mos i kapë të gjitha gabimet faktuale në opinionin e Trump?

Përgjigjja  është se përmbajtja e opinionit në shumicën e gazetave nuk mbahet në të njëjtat standarde gazetareske ose siç është vërtetuar, si lajme, nuk janë shumë bindëse. Mund të vendosim bast që kredibiliteti i punës së vështirë të gazetarëve të ‘USA Today’ do të tingëllojë si një rezultat.

Nuk mund të jetë  surprizë për gazetarët që përmbajtja e opinionit nuk merr të njëjtin trajtim rigoroz të kontrollit të fakteve që lajmet marrin, por është për publikun si një e tërë. Kjo çon në një krizë besimi. Pse publiku e ka kaq të vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë “lajm”? Sepse në të vërtetë është e ngatërruar.

Madje edhe shumë njerëz të mediave mund ta kenë të vështirë të kuptojnë kur duhen marrë vendimet, apo çfarë supozohet të jetë “analiza e lajmeve”, veçanërisht kur është shkruar nga gazetarët e redaksisë, por përmban deklarata që janë më afër spekulimeve apo opinionit.

Pra, ndoshta është koha për të rishikuar të gjithë premisën e bashkimit të ‘lajmit të fortë’ dhe përmbajtjes së opinionit nën të njëjtat emra markash. Nëse besojmë se ka diçka të veçantë për proceset dhe normat që krijojnë gazetarinë (dhe unë e besoj), botuesit duhet të marrin një vendim që edhe njerëzit edhe algoritmet ta kuptojnë.

Zhvendosja e përmbajtjes së opinioneve në faqet e markave të veçanta nuk do të thotë ta heqësh qafe atë tërësisht. Por e gjithë praktika e op-eds meriton ristrukturim (riorganizim) gjithsesi, në një epokë ku dikush mund të publikojë vetë dhe ku përmbajtja përjetohet në një formë të atomizuar. Kur një grup i vogël industrialistësh zotëronin shtypshkronjat dhe kontrollonin mjetet e shpërndarjes së lajmeve, paketimi i opinioneve politike të sponsorëve në një hapje të veçantë me dy faqe ishte një e keqe e nevojshme, madje edhe një shërbim publik. Por jo më: Interneti dhe shoqëria në tërësi nuk vuan nga mungesa e përmbajtjes së opinionit.

Akademikët që studiojnë ekspertizën kërkojnë tre kritere të rëndësishme: rezultate konkrete, aftësi të vazhdueshme dhe aftësi për t’i ofruar të dyja në mënyrë të përsëritur. Ne duam kirurgë të cilët mund të bëjnë të njëjtin operacion pa pushim me një shkallë të lartë suksesi. Nëse besojmë që gazetarët ofrojnë një shërbim ekspert (dhe më së shumti unë e besoj), vlen të marrim parasysh çfarë ata janë në gjendje të japin në mënyrë të përsëritur: Njohuri për atë që po ndodhë, çfarë do të ndodhë më pas, si janë të lidhura ngjarjet dhe çfarë do të thotë e gjithë kjo.

Përzierja e përmbajtjes së opinionit me këtë raportim të lajmeve minon ato propozime me vlerë. Siç shkencëtari politik Phil Tetlock tregoi në librin e tij Gjykimi i Ekspertëve Politik, mendimet e ekspertëve janë shpesh më pak të sakta sesa ato të painformuara, për arsyen e thjeshtë se shumë ekspertë në akademi dhe gazetari janë më shumë të interesuar për shkëlqimin se sa për saktësinë. Ajo që do të ndodhë shpesh është shumë e qartë, por spekulimet e egra shërbejnë për një kopje të mirë dhe shumë shikime.

Ndërkohë, platformat janë shumë të vështira për të kuptuar se si të identifikojnë dhe të nxisin përmbajtjen e lajmeve mes moralin e keqinformimit. Startup-et nga ‘Civil’ te ‘NewsGuard’ janë duke u përpjekur të vlerësojnë besueshmërinë e markave të lajmeve si një input. Shumica e këtyre përpjekjeve përqëndrohen në vlerësimin e kredibilitetit ose vlerën e lajmit në nivelin e një URL-je ose domain-i.

Për sa kohë përmbajtja e opinionit dhe përmbajtja e lajmeve jetojnë në të njëjtin vend, unë do të sugjeroja që ky ushtrim do të jetë i vështirë deri i pamundur. (Asnjë nga këto nuk ka për qëllim të sugjerojë se gazetaria është ose duhet të jetë e lirë nga pikëpamja, vetëm se procesi dhe normat se si duhet të prodhohen dhe vlerësohen përmbajtjet gazetareske janë ato të vlefshmet.)

Një mënyrë për t’iu përgjigjur enigmës do të ishte kthimi në ujdinë e mësipërme të djallit. Ndoshta po e shikojmë problemin e lajmit shumë të njëanshëm në mënyrën e gabuar; ndoshta nëse të njëanëshmit janë të gatshëm të bëjnë punën fisnike të shpërndarjes së shumë artikujve të AP-së, ata duhet të marrin disa “kredi” që mund t’i shpenzojnë për shpërndarjen e pikëpamjeve të tyre politike.

Por zgjidhja më e thjeshtë është të ndajmë përmbajtjen e opinionit brenda qartësisë së tij, të identifikuara si ‘sub-brands’ dhe ‘domain’. Institucionet gazetareske mund të bëjnë një lëvizje të ngjashme me atë që ‘BuzzFeed’ sapo ka bërë, duke ndarë përmbajtjen e lajmeve nga marka dhe nga domain-i (me një font të ndryshëm dhe më serioz madje!).

Lajmet vertikale të BuzzFeed, përfshijnë edhe opinionin, por nuk ka asnjë arsye pse opinioni nuk mund të jetojë në “ishullin e tij”. Botuesit me abonentë mund të sigurojnë qasje të lehtë në të dyja rastet.

Artikujt e opinionit mund të jenë shumë të vlefshëm dhe informativ. Ato mund të jenë një platformë për një grup zërash më të gjerë dhe më të larmishëm dhe t’i ekspozojnë njerëzit me ide të rëndësishme. Por në një kohë kur publiku dhe algoritmet po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë gazetari dhe si të dallojnë lajmet nga opinionet, botuesit duhet ta bëjnë më të qartë atë që e bën gazetarinë të veçantë.

Burimi: NiemanLab

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel\ F.R

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *