Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Telekomunikacioni: Sfidat e punëtorëve në një sektor që po ndryshon

Sindikata e Postë-Telekomit Shqiptar me mbështetjen e fondacionit Friedrich Ebert zhvilloi sot konferencën “Zhvillimet globale në sektorin e telekomunikacionit dhe sfidat për Shqipërinë”.

Risitë dhe ndryshimet e shpejta që po ndodhin në sektorin e telekomunikacionit në mbarë botën i kanë vënë kompanitë përballë sfidave që kryesisht lidhen me burimet njerëzore. Digjitalizimi i mjeteve të punës shpesh herë përkthehet në shkurtim ose në nevojën për riaftësim të stafit.

Ado Wilhelm – Ver.di

Ado Wilhelm, përfaqësues i Ver.di, një sindikatë gjermane me mbi 2 milion punëtorë të profesioneve të ndryshme, shprehu gadishmërinë për të ndihmuar punonjësit në Shqipëri. “Jemi të gatshëm të udhëtojmë në të gjithë botën për të mbrojtur punonjësit, mbështetja e Ver.di në fushën e konsulencës dhe ekspertizës do të vazhdojë të jetë prezente”, tha Wilhelm.

Teresa Casertano nga “UNI global Union”, një union global tregtar që përfaqëson mbi 20 milion punëtorë nga 15 shtete, u shpreh se të drejtat e punonjësve duhet të mbrohen dhe se sindikatat duhet të kontribuojnë për të ndërtuar dialog kritik.

Motoja kryesore e konferencës ishte: “Ti japim formë së ardhmes – të zhvillojmë perspektiva – së bashku për përparim”.

Renato Muçaj, Presidenti i Sindikatës së Post-Telekomit Shqiptar, ngriti disa shqetësime në lidhje me ndryshimin e këtij sektori, avancimin e digjitalizimit dhe të drejtave të punëtorëve. Ai propozoi një paketë sociale specifike për punëtorët që preken nga shkurtimet për shkak të ndryshimeve në këtë sektor, implementimin dhe vënien në zbatim të kontratave kolektive, transparencë nga ana e kompanive në lidhje me përparimin e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale. Muçaj shprehu gjithashtu nevojën për mbështetje sociale për shtresat që nuk përshtaten me teknologjinë e re.

Në këtë aktivitet u diskutua mbi çështje që lidhen me zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit, pasojat dhe impaktin e globalizimit mbi punonjësit si edhe problemet e digjitalizimit (Industry 4.0) dhe inteligjencës artificiale.

Pjesëmarrësit ngritën një sërë shqetësimesh që lidhen me sfidat e qëndrueshmërisë së punonjësve përballë proceseve transformuese. U diskutua mbi nevojën për trajnime të vazhdueshme për tu përshtatur me teknologjitë e reja, inovacionin dhe digjitalizimin e proceseve të punës, si edhe për hartimin e planeve strategjike të veprimit për rastet kur adoptimi nuk është i mundur.

*Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *