Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Beteja për Teatrin vazhdon

Në kushtet kur Parlamenti i Shqipërisë ka hedhur poshtë dy herë dekretin e Presidentit Meta për “ligjin special” të Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar Kryetarit të Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Komunikimet e Aleancës me prezencën e BE në Shqipëri kanë qenë të vazhdueshme për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Ligji për teatrin është konsideruar si anti – kushtetues jo vetëm nga Aleanca por edhe nga filtri i fundit i gjykimit të ligjeve në shtetin shqiptar, Presidenti.

I kthyer dy herë në Parlament për rishikim, ligji nuk u rishikua, por vetëm pati disa ndryshime të vogla të cilat nuk e prekin thelbin e tij dhe arsyet pse Aleanca proteston dhe Presidenti nuk e miraton.

Sot, nëpërmjet një deklarate për mediat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bëri të ditur publikut se në datën 29 tetor kishin zhvilluar një takim me zotin Soreca dhe gjatë këtij takimi kishin diskuar për çështjen e teatrit dhe për çështje politike që lidhen me të.

Aleanca edhe njëherë kishte shprehur qëndrimet e saj, që përgjithësisht konsistojnë në këto pika: Kryeministri i vëndit ka rreth 20 vite që dëshiron ta shembi godinën e Teatrit Kombëtar, “ligji special” është antikushtetues,  Qeveria po e ndërmerr këtë hap në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe faktit që reforma në drejtësi është në proces, mosreagimi i BE në lidhje me këtë çështje kkonsiderohet standard i dyfishtë.

Aleanca bëri publike edhe qëndrimet e ambasadorit në lidhje me çfarë u diskutua në takim: reforma në drejtësi konsiderohet çështje e brendshme e shtetit shqiptar, Delegacioni nuk mund të shprehet për çështje të brendshme të shtetit shqiptar dhe nuk ka një skenar hipotetik nëse Qeveria e shemb godinën e teatrit nëse më vonë ky ligj konsiderohet antikushtetues.

Të ftuar në Ora News, regjisori Robert Budina dhe pedagogu Ervin Goci pas hedhjes poshtë në Parlament të dekretit të Presidentit u shprehën se do ta mbrojnë Teatrin Kombëtar deri në fund.

Goci dhe Budina janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin që nga themelimi i saj dhe kanë udhëhequr këtë protestë që nga muaji shkurt kur filloi dhe prej rreth 150 ditësh kur është bërë e përditshme.

“Ky akt i Parlamentit i vuri vulën asaj që ka rreth 20 vite që ka filluar nga Kryeministri Rama dhe ajo që vihet re është se njerëzit janë shumë sensibël ndaj çështjes së Teatrit dhe them që pavarësisht se u votua në Parlament, e drejta morale nuk është me ta. Teatri nuk do të shembet. Ajo protesë do të vazhdojë, madje mund të vazhdojë më e ashpër se më parë.”, u shpreh Budina kur u pyet në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa pedagogu Goci u shpreh: “Fakti është se Presidenti e ktheu dy herë, njëherë e ktheu Bashkimi Evropian, opinioni i intelektualëve dhe opinioni publik në tërësi është që kjo është antikushtetuese. Ata thjesht mbaruan veprën e tyre, tani fjala na takon neve.”

Edhe në deklaratën e sotme për mediat, por edhe gjatë daljeve televizive, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin janë shprehur se beteja për teatrin do të vazhdojë pavarësisht vendimeve të marra nga Qeveria.

Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *