Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pritet të ndryshojë ligji për prokurimet publike

Jo rrallë herë ka pasur debate publike mbi mënyrën se si Qeveria apo Pushteti Vendor i menaxhon dhe i shpërndan fondet publike. Shpeshherë ka pasur të dhëna se fondet publike i përfitojnë persona të dënuar penalisht,procedurë që ligji e dënon.

Në datën 29 tetor 2018 është propozuar një ndryshim shumë i rëndësishëm për ligjin aktual të prokurimeve publike i cili ka të bëjë më skualifikimin e personave të dënuar penalisht më parë.

Të dënuarit për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin apo terrorizmin nuk do të kenë mundësi të përfitojnë fonde publike dhe nuk bëhet fjalë vetëm për individë në pozita drejtuese por edhe  aksionarët, ortakët apo anëtarët e organeve administrative, drejtuese apo mbikëqyrëse.

Agjencia e Prokurimit Publik që është përgjegjëse për monitorimin dhe mbarëvajtjen e procedurave për realizimin e prokurimeve publike kur u pyet nga Citizens Channel në muajin tetor  nëse dispononin një database në lidhje me kompanitë që nuk duhet të merrnin pjesë në prokurimet publike u përgjigjën se nuk e dispononin një listë të tillë dhe se në këto raste problematika referohet tek Komisioneri i Prokurimit Publik.

Citizens Channel në një artikull të publikuar rreth një muaj më parë zbuloi se kompani të dënuara për korrupsion ose shpërdorim detyre fitonin tendera shtetërorë duke marrë miliarda lekë nga buxheti i shtetit.

Ilustroi: Marin Nikolli

Disa nga kompanitë kryesore ishin:

  • “INERTE EXPRES”, pronari i së cilës ishte i dënuar më 21 vite burg në Itali për trafik droge.
  • “Fusha sh.p.k” e dënuar për shpërdorim detyre dhe e evidentuar nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit si një nga kompanitë që ka kryer shkelje.
  • “Vëllezërit Hysa” të arrestuar për veprën penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës, por pavarësisht kësaj vijojnë të përfitojnë tendera publikë.
  • “Gjergjefi” kjo kompani është akuzuar për shpërdorim detyre, por megjithatë vazhdon të përfitojë fonde publike.

Bazuar në relacionin shoqërues të tij, ky ndryshim ka ardhur si pasojë e “luftës ndaj krimit të organizuar”.

Çfarë janë prokurimet publike?

Prokurim publik është procesi i përzgjedhjes nga Autoritetet Publike kontraktuese i operatorëve që lidhin kontrata për ofrimin e mallrave, shërbimeve ose punëve.  Prokurim publik quhet shpërndarja përmes konkurrimit e çdo vlere monetare të:

  • buxhetit të shtetit,
  •  e buxhetit vendor,
  •  fonde ndihmë
  • kredi të dhëna nga donatorë të huaj sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të cilat kërkojnë zbatimin e procedurave ligjore të vendit.

Gjithashtu bëjnë pjesë tek fondet publike edhe të ardhurat nga shteti, nga ndërmarrjet lokale, shoqëritë tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose të kapitalit, të cilat janë përcaktuar për përdorim në prokurimet publike.

*Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *