Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Banorët e “Astirit” nuk e ndalin protestën

Banorët e zonës së “Astirit”, u futën në ditën e 13 të protestës  kundër shembjes së banesave si pasojë e projektit për Unazën e Madhe të Tiranës.

Janë rreth 300 banesa nga të cilat rreth gjysma e tyre  janë në proces legalizimi. Banorët kanë protesuar në mënyrë sistematike kundër këtij projekti sepse preken në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mediat kanë raportuar se me banorët nuk është zhvilluar procesi i dëgjesave publike dhe urdhëri nga inspektorët e policisë ndërtimore për të liruar shtëpitë e tyre ka qenë lajm i papritur për ata.

Shembja e banesave; Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe Kushtetutës

E drejta e pronës është e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta si dhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, po ashtu: e drejta e pronës dhe të drejtat e njeriut janë një nga katër çështjet kryesore të ngritura në Progres Raportin e Komisionit Evrpoian për Shqipërinë. Ndërsa dëgjesat publike janë të rregulluara jo vetëm me ligj por edhe nëpërmjet Konventës Aarhaus, e cila parashikon që qytetarët nëpërmjet dëgjesave publike duhet të jenë faktor në vendimmarrje ose politikbërje për të gjitha projektet që kanë ndikim në mjedis.

Pasi bllokuan rrugën përpara banesave për disa ditë rresht, banorët e “Astirit” e zhvendosën protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkuan takim me Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili nuk kishte reaguar për një javë.

Dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh i vendosur për realizimin e projektit të Unazës së Madhe, duke deklaruar: “E kemi gjetur Tiranën me 21 hotspote, ku bëhej dhe trafiku mullar. Sot ka ngelur vetëm 1, vetëm një. Po çfarë, do mbetemi në ‘epokën e gurit’! Pse?! Sepse disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim? S’ka shans! Shanset janë zero që kjo betejë do të ndalet. Do të fitojë civilizimi. “.

S’i t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut?  Kishte ardhur e gjithë Europa të shikonte zhvillimet në Tiranë…që çfarë? Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godina, që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Si t’i them dikujt që vjen nga Lioni? Si t’i them dikujt që vjen nga Barcelona? Që ne kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot e që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”, shton më tej Veliaj 

Por të vendosur kanë qenë edhe qytetarët që kanë protestuar, duke theksuar në protestën e tyre se janë qytetarë që e duan civilizimin dhe jo “shpellarë”, siç u cilësuan nga Veliaj në mbledhjen e dy ditëve më parë.

Pas këtij reagimi të qytetarëve, Veliaj komentoi mbi deklaratën e tij duke thënë:” Shpellarë quajta deputetët e Saliut, që i sulen barbarisht zonjave police të Bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorikë!”

Pretendimet e qeverisë dhe pretendimet e banorëve

 Megjithëse edhe Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, janë shprehur në media se projekti për Unazën e Madhe nuk do të ndalet, ata kanë paraqitur edhe “detyrimet” ndaj banorëve të prekur që konsistojnë në:

  • Dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e legalizuara
  • Bonus qeraje për banorët të cilët nuk i kanë banesat të legalizuara.

Ndërkohë, Ministri Gjiknuri u shpreh sot se banorët qw nuk i kanë ndërtesat të legalizuara, do të përfitojnë bonus qeraje  për 3 vjet nga shteti dhe do të trajtohen me përparësi në lidhje me banesat sociale.

Fati i banorëve të cilët i kanë banesat në proces legalizimi mbetet i paqartë. Ata nuk i kanë pranuar këto “kushte” dhe kanë protestuar çdo ditë duke u shprehur se do i mbrojnë me çdo kusht banesat e tyre.

Banorët e Astirit para Bashkisë

Kompanitë që po ndërtojnë projektin

Ndërtimi i segmentit të Unazës së Madhe me gjatësi 3 Km,  qw prek edhe banorët e lagjes së “Astirit” do të kushtojë rreth 40 milion euro.

Kompanitë fituese të këtij projekti janë: “Biba X Dh Albania”, “Salillari” dhe “Victoria Invest”.

Këto kompani kanë fituar tenderat për 3 lote të segmentit dhe bashkë me to ka konkuruar edhe firma “Vëllezërit Hysa sh.p.k”, e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë duke i bërë automatikisht fituese kompanitë e mësipërme.

Foto ilustruese
Burimi: Facebook, Ina K. Zhupa

Një projekt i quajtur “open data albania” i cili studion shpërnadrjen e tenderave dhe mënyrën se si ata shpërndahen, procese të tilla tenderimi i konsideron “red flag” që do të thotë: “tendera të dyshimtë”.

Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *