Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Projekte vanitoze dhe “shtesa” kamikaze: Shkatërrimi arkitekturor i Tbilisit

Të përhapura si një tumor malinj përmes qendrës historike të Tbilisit në Gjerorgji, ndërtesat trofe të presidentit të mëparshëm  Mikheil Saakashvili janë vështirë të mos vihen re. Ka një sërë “petalesh” të bardha të cilat formojnë çatinë e ndërtesës së shërbimit publik dhe duket sikur dikush ka hedhur një tas të krisur në një grumbull xhami.  Një rrafshnajë e vogël qëndron në çatinë e valëzuar të “Urës së Paqes” e quajtur ndryshe “Always Ultra”, për shkak të ngjashmërisë së saj me një pecetë higjenike.

Pranë saj ndodhen tubat e bashkuar të sallës së koncerteve dhe të qendrës së ekspozitës, të mbetur të papërfunduar dhe të braktisur, këmbët e tyre prej plumbi  përhapen drejt qytetit të vjetër.

Një skenë surreale, një parodi tragjike e projekteve vanitoze të shkuara keq, një grumbull ndërtesash neoklasike të kurorëzuara nga një vezë prej xhami: të gjitha të dukshme nga pallati presidencial.

“Për 9 vite ne kishim një President të interesuar për arkitekturën”, tregon arkitekti lokal dhe planifikuesi Irakli Zhvania,  i cili drejton “shëtitjet e shëmtuara”, përreth qytetit, duke theksuar rezultatet katastrofike të marrëveshjeve të korruptuara, shkatërrimin e mjedisit dhe privatizimin e  zonave të tëra me parqe publike.

“Ishte një katastrofë”.

Holli i ndërtesës së shërbimit publik në Tbilisi.
Burimi: The Guardian Foto: Oliver Wainwright

Masakra e kryer në qendrën historike të Tbilisit që nga ndarja me Bashkimin Sovjetik në vitin 1990 dhe fluksi i investimeve në vitet 2000 kanë qenë nxitja e lançimit të bienales së fundit të Arkitekturës së Tbilisit.

“Ka pasur shumë pak diskutime për arkitekturën dhe zhvillimin urban në shoqërinë gjeorgjiane”, thotë  Tinatin Gurgenidze, bashkëthemelues i bienales. “Njerëzit po fillojnë të shikojnë faktin se mjedisi i tyre po shkatërrohet, por nuk ka një forum për të diskutuar për një rrugë alternative për të ardhmen“.

Bashkë – kuratori Otar Nemsadze, punonte në departamentin e planifikimit urban të qytetit të Tbilisit dhe tani është një këshilltar privat në një firmë të quajtur PWC dhe ka parë se si operohet nga të dyja anët.

“Ne donim të ndiznim debatin publik për të ardhmen e qytetit”, thotë ai. “Nëse ndihmojmë që të ndezim një qiri nga poshtë, atëherë ndryshimi mund të ndodhë.”

Arkitektura nuk është diçka që është injoruar nga regjimet e mëparshme qeverisëse të Gjeorgjisë. Përkundrazi.Saakashvili, një modernizues neoliberal i cili drejtoi  deri në vitin 2013, ishte një dashnor i njohur i dizajnit bashkëkohor, edhe pse shijet e tij ishin disi të kufizuara. Strukturat e lartpërmendura ishin të gjitha të projektuara nga arkitektët italianë Massimiliano Fuksas dhe Michele de Lucchi, simpatia e të cilëve për ndërtimin e formave të lira u përputh vetëm me zellin e presidentit për të ndërtuar skemat e tyre sa më shpejt që të ishte e mundur. Ai gjithashtu autorizoi maestro Jürgen Mayer H për të ndërtuar një varg ndërtesash valëzuese në të gjithë vendin, shumë prej të cilave mbeten të papërfunduara.

“Saakashvili sillej si  mbret duke zgjedhur vetëm të preferuarit e tij pa asnjë konkurs apo diskutim”, thotë Zhvania. “Ai hodhi poshtë çdo zë opozitar , duke qëndruar në rrugën e modernizimit”. Ish- presidenti mund të jetojë tani  në mërgim në Holandë, i akuzuar për vepra  të shumta penale në Gjeorgji,  por trashëgimia e tij fizike është ende shumë e dukshme dhe të tjerët e kanë nisur me padurim aty ku ai e la.

Pjesë e projektit Panorama në Sheshin e Lirisë
Burimi: The Guardian Foto: Oliver Wainwright

Pamja nga Sheshi Qendror i Lirisë i Tbilisit ishte një perspektivë e dukshme, me Kuvendin e Këshillit dhe ndërtesat e tjera të shekullit të 19-të të inkuadruara  nga një sfond dramatik i maleve të zhveshura. Mburoja e qelqit të errët të një hoteli Ibis tani afrohet prapa Asamblesë, ndërsa kodra është zbukuruar me një kompleks të zhurmshëm të hedhjeve metalike dhe cilindrave të qelqit, me në krye një helikopter fluturues. I quajtur “qelqi”, ai është vendbanimi i  ish-kryeministrit Bidzina Ivanishvili, njeriu më i pasur i Gjeorgjisë. Është një pallat prej 30m £,  projektuar nga arkitekti japonez Shin Takamatsu, i kompletuar me një kopsht zoologjik privat dhe një sallë banketi në argjendi  varur mbi një pishinë, muret e tij të zbukuruara me kopje nga koleksioni i artit prej  1 Bilion $ të Ivanishvilit (ai i mban origjinalet në një kasolle në Londër).

Ivanishvili ka financuar koalicionin e Gjeorgjisë, i cili mundi partinë e Saakashvilit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012. Që atëherë ai është konsideruar gjerësisht si personi më i fuqishëm në politikën e vendit, duke thënë se përdori pasurinë e tij të madhe për të ushtruar ndikim prapa skenave – dhe për të lënë shenjën  e tij në aritekturë në kryeqytet.

I pakënaqur me pasurinë e vet, ai inicioi Panorama Tbilisi, projekt i përmasave faraonike që përfshin një hotel luksoz, qendër konferencash dhe fushë golfi në një tjetër kodër afër, e cila do të lidhet me degët e kompleksit në vende të tjera në qytet nga një seri e teleferikësh. Një nga blloqet e tij të qelqit është tashmë në ndërtim e sipër në Sheshin e Lirisë.

Rezidenca e Bidzina Ivanishvil, miliarderi gjeorgjian dhe Kryeministri i mëparshëim i Gjeorgjisë.
Burimi: The Guardian Foto: Alamy

Panorama është cilësuar  si zhvillimi më i madh i pasurive të patundshme në historinë e Gjeorgjisë dhe është gjithashtu një nga më të diskutueshmet. E ndërtuar në një zonë të mbrojtur, me kopshte botanike të qytetit, nre shumë pyetje mbi ligjshmërinë e saj, transparencën e prokurimeve apo lejeve dhe ndikimin e projektit në mjedis. Protesta të rregullta janë mbajtur që kur u njoftua projekti, ku u arrestuan shumë aktivistë, duke përfshirë një anëtar të atëhershëm të asamblesë së qytetit, Aleko Elisashvili, por buldozerët dhe vinçat vazhdojnë pa pushim. Rrafshnaja e madhe e tarracave të betonit tani është e dukshme nga e gjithë qyteti, si një kështjellë që rri pezull mbi qytet.

Joseph Alexander Smith, një britanik që ka jetuar në Tbilisi për gjashtë vitet e fundit, dhe ka dëshmuar ndryshimet e ndodhura, paraqiti në zgjedhjet lokale vitin e kaluar  një platformë për aktivizmin mjedisor, duke bërë fushatë kundër problemeve kronike të trafikut, ndotjes dhe zhvillimit të pandërprerë që dëmton shumë qytetin. “Ne kemi humbur një nga rrugët më të vjetra të qytetit, Mirza Shafi,” tha ai, “dhe tani zhvilluesit janë njësoj me politikanët, sepse kanë si qëllim shkatërrimin e gjithçkaje që ka mbetur. Gjithkush ka të drejtën e ajrit, jo vetëm të drejtën e frymëmarrjes së ajrit të pastër, por edhe të shikojnë nga dritarja dhe të mos ballafaqohet me murin e një ndërtese të re ilegale “.
Ai thotë se gjërat po fillojnë të ndryshojnë – lejet e ndërtimit tani mund të shihen në internet dhe njerëzit telefonojnë inspektoratin e bashkisë kur shohin diçka të shkatërruar në mënyrë të paligjshme – por shumë kontraktorë ende  aplikojnë për leje.

Gurgenidze bie dakord: “Njerëzit po fillojnë të protestojnë tani, sepse këto projekte katastrofike janë kaq të dukshme kudo”, thotë ajo. “Ata po ndryshojnë peizazhin, riformojnë malet tona dhe shkatërrojnë trashëgiminë tonë, por nuk është e qartë se për kë janë këto komplekse hotelerie me shtatë yje”.

Zgjatimet e vetë – ndërtuara janë të zakonta në Tbilisi.
Burimi: The Guardian
Foto: Oliver Wainwright

Ajo dhe bashkë-kuratorët e saj kanë vendosur të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në anën e kundërt, duke i dhënë vëmendje kushteve në të cilat qytetarët e zakonshëm janë të detyruar të jetojnë. Në vend që të organizojnë aktivitetet në qendër të qytetit, ata kanë zgjedhur Gldani, një periferi e epokës sovjetike me blloqe banimi prej betoni, si vendin për ekspozitën e tyre hapëse dhe evente të tjera. “Tregon realitetin e zymtë se si shumica e gjeorgjianëve “shtojnë dhe ndërtojnë”, ndërsa elita politike ngre kulla”.

Gldani është një vend ku shtesat e vetë-ndërtuara dalin në mënyrë të pasigurt jashtë blloqeve të betonit të viteve 1960, ku ballkonet janë shndërruar në nevojën e dëshpëruar për më shumë hapësirë, ku garazhe të vogla duken si furrë buke , ku një pishinë sovjetike gjysmë e ndërtuar ka qenë e zënë me shtëpi të improvizuara. Duke iu nënshtruar një fluksi të madh refugjatësh pas luftës së Abkhazisë në vitet 1990, është një vend që shpërthen nga një mori shtesash dhe adaptimesh të ndërtuara me ngut, një lloj urbanizmi joformal që kuratorët kanë marrë si  fokus për bienalen. “Për të thelluar kuptueshmërinë tonë për nevojat e njerëzve,” shkruajnë ata, “është e domosdoshme të studiohen idetë për strukturat e bëra vetë, banesat joformale dhe përgjigjet urbane që formojnë peizazhin urban të Tbilisit”.

Babau Bureau
Burimi: The Guardian
Foto: Oliver Wainwright

Ekspozitat dhe instalacionet e tyre nuk dallohen nga kasollet e vetë-ndërtuar Gldanit, por ka disa pjesë të fuqishme mes kaosit. Një grupim anonim i quajtur “Anti-Material-Architecture” ka ndërtuar atë që quhet “monument joformal”, një kolonadë e gjatë e shufrave të skeleteve të lidhura me tela që shtrihet përmes një oborri, mbi disa ndërtesa dhe nëpër një urë. “Vendasit  mendojnë se është mbeturinë “, thotë një anëtar i grupit nga Baseli. “Por nëse mund të krijohet  një strukturë e tillë nga mbeturinat, atëherë ndoshta nuk është më mbeturinë”. Mund të ketë qenë provokative në një mjedis tjetër (duke marshuar ndoshta mbi varrin e Ivanishvilit), por në një mjedis kaq të varfër, duket pak a shumë sikur fetishizon plehrat.

Arkitektët vienezë Adrian Judt dhe Helene Schauer ishin më pragmatikë në qëndrimin e tyre, megjithëse puna nuk zgjati shumë. Instalacioni i quajtur “To Be Continued”, kishte formën e një grumbulli materialesh ndërtimore të vendosura në një platformë blu, të lirë për këdo që dëshironte ta përdorte.  Gjë që “ndërtuesit” e Gldanit e bënë me kënaqësi. Blloqet, letra e murit dhe tubat e bojrave u zhdukën për 30 minuta.

Vepër e arkitektit Alexander Brodsky
Burimi: The Guardian
Foto: Oliver Wainwright

Grupi venecian Babau Bureau, ndërkohë, e kuptoi se një nga oborret e vendit  ishte rreth së njëjtës madhësi sa mauzoleumi i Santa Costanza në Romë, kështu që ata pikturuan gjurmën e ndërtesës me bojë të ndritshme rozë në dysheme. Kjo është një nga ndërhyrjet më të thjeshta, por ka pasur një nga efektet më të thella: fëmijët krijuan  lojëra të reja. “Dëshirojmë të tregojmë se shenjat themelore të një ndërtese kanë fuqinë për të përcaktuar profesionin dhe përdorimin”, thotë arkitekti Stefano Tornieri, “edhe kur nuk është ndërtuar”.  Një ish-ndërtesë e shërbimit sekret është bërë vendi kryesor për ekspozita shtëpiake. Aty ekspozohen punë studentore që fokusohen në arkitekturën informale nga një numër shkollash ndërkombëtare, së bashku me punët konceptuale të artistëve dhe arkitektëve.

Një ndërtesë që dikur shërbente si seli e shërbimeve sekrete është shndërruar në vendndodhjen kryesore të ekspozitave të brendshme. Aty ekspozohen punime të arkitekturës informale nga studentë të shkollave ndërkombëtare, krah punëve konceptuale të krijuara nga artistë dhe arkitektë. Vepra kryesore është ajo më e vjetra, e nxjerrë nga arkivat: vizatimi origjinal i urës së mbuluar të Gdanit, e cila lidh dy blloqe kullash – vepër e dizenjuar nga arkitekti suburban Temur Botchorishvili. Është një “Ponte Vechio” në pastel, i përshtatur me ‘muskujt’ e betonit sovjetik, që sot shërben si palestër boksi dhe hotel.
Në kuadër të bienales janë bërë ndërhyrje të tjera që përfshijnë një ekspozitë fotografike dhe një seri kasollesh druri nga arkitekti i njohur rus Aleksandër Brodsky.

Pjesë e Bllokut 76
Burimi: The Guardian
Foto: Oliver Wainwright

Ka shumë gjëra të tjera interesante që mund të gjenden në rrugica dhe të varura nëpër ura, por instalacionet  përgjithësisht janë të zbehta në krahasim me frymën e vetë vendit dhe imagjinatës me të cilën njerëzit e kanë përshtatur.

Është domethënës fakti se pjesa më popullore e Bienales ishte Blloku 76, që të jepte mundësinë të shihje në brendësi të apartamenteve të familjeve të zakonshme në Gdani, të mobiluara me mobilje sovietike dhe korridoret e stolisura me ikona.
Ashtu si arkitekti amerikan Jesse Vogler, i cili jep mësim në Tbilisi tha: “Kuratorët ja kanë dalë thjesht nga fakti që i bënë njerëzit të vijnë në Gdani dhe të shohin përreth. Kjo gjë është jashtë zonës së komfortit për shumicën e njerëzve në Tbilisi.

Është një hap i guximshëm në drejtimin e duhur. Më forma arti më pak konceptuale dhe me më shumë fokus kritik në problemet urgjente të vendit, në edicionet e ardhshme Bienalja mund të kthehet në një mjet të fuqishëm për të ngritur debat dhe për të sjellë ndryshim. Duke i vënë fre zhvillimit të pakontrolluar dhe të vrullshëm të Tbilisit.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshati: Fjori Sinoruka – Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *