Burimi: Liberties

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se urdhri për të shkatërruar shtëpinë e vetme të një familjeje  përbën shkelje të së drejtës për jetë familjare.

Një tjetër vendim i Gjykatës së Strasburgut dënon Bullgarinë për mënyrën se si shteti mori vendimin për prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë ilegale, edhe pse ishin të vetmet shtëpi të personave të prekur.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli shtetin e Bullgarisë fajtor për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkatërrimin e shtëpisë së një familjeje pa i ofruar një akomodim alternativ.

Në çështjen e Ivanova dhe Cherkezov kundër Bullgarisë,   Gjykata vendosi se urdhri për shkatërrimin të vetmes shtëpi të një familjeje, bie në kundërshtim me Artikullin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i cili parashikon të drejtën për jetën private, familjare dhe strehim.

Në gjykimin e saj, Gjykata e Strasburgut theksoi se gjykatat bullgare zakonisht refuzojnë të marrin në konsideratë argumentet që lidhjen proporcionalitetin e masave kur konsiderojnë situata personale të personave të prekur, sepse kjo nuk është relevante për ligjshmërinë e urdhrit për shkatërrimin.

Kjo do të thotë se ligji bullgar nuk do t’ja dijë nëse ekzekutimi i një urdhri të caktuar mund t’i lërë palët e dëmtuara në rrugë

Ndërtime të paligjshme

Mavruda Ivanova dhe Ivan Cherkezov, dy shtetas bullgarë, e nisën çështjen kundër shtetit në 15 shtator të vitit 2015. Në vitin 2005, ata lëvizen në fshatin Sinemorets, sepse Ivanova kishte trashëguar nga prindërit e saj 77 % të një ngastre toke  prej  625 metash katrorë.

Pa pasur një leje ndërtimi, Ivanova rregulloi shtëpinë e cila ishte e lokalizuar tek prona. Që atëherë, ata kanë jetuar në këtë shtëpi njëkatëshe me tulla.

Policia bullgare duke rrethuar një banesë, ndërkohë që një pjesë nga komuniteti rom qëndron në çatinë e saj për të protestuar
Burimi: Liberties
Foto: Stoyan Nenov, Reuters

Në vitin 2009, të gjithë trashëgimtarët e tjerë  nga prindërit e saj morën një deklaratë gjyqësore se ata ishin pronarët e pjesëve të mbetura të ngastrës dhe shtëpisë së ndërtuar mbi të.

Si rezultat i kërkesës së tyre, zyrtarët komunalë inspektuan shtëpinë në vitin 2011 dhe zbuluan se ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Ndërtimeve më pas hapi procedurat për prishjen e shtëpisë. Si Gjykata Administrative ashtu edhe Gjykata e Lartë Administrative hodhën poshtë apelimin e Ivanovës.

Asnjë nga gjykatat nuk e mori parasysh gjendjen shëndetësore dhe faktin që kjo ishte shtëpia e tyre e vetme.

Ndërsa Ivanova refuzoi që të pranonte urdhrin e shkatërrimit, autoritetet hapën një tender për kompanitë private që të zbatonin urdhrin për shkatërrimin e shtëpisë. Gjykata theksoi se balanca midis të drejtave të atyre që humbasin shtëpinë e tyre si rezultat i një urdhëri dhe interesit publik është që të sigurojë implementimin e  tij të efektshëm dhe ndërtesat nuk mund ta pengojnë një urdhër absolut, pa lejuar asnjë përjashtim. Kjo normalisht do të ekzaminohej rast pas rasti.

Vendime të tjera të ngjashme

Ky nuk është vendimi i parë i këtij lloji kundër shtetit të Bullgarisë. Në vitin 2012, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për rastin e Yordanova dhe të tjerë kundër Bullgarisë,  vendosi se Bullgaria duhet të ndryshojë legjislacionin e saj sepse ai lejon dëbime të papërgjegjshme të cilat lejojnë të dalin në rrugë grupet vulnerabël.

Një Rome bullgare duke mbajtur fëmijën e saj ndërkohë që po ndodh shkatërrimi i një shtëpie në një fshat të Bullgarisë në vitin 2012
Burimi: Liberties
Foto: Stoyan Nenov, Reuters

Katër vite më vonë Bullgaria  nuk e ka përmbushur këtë detyrim dhe të drejtat e qytetarëve bullgarë vazhdojnë të shkelen. Një tjetër provë për këtë janë dëbimet me forcë të romëve në disa bashki të kryera nga autoritetet Bullgare në vitin 2015 për përfitime dukshëm politike në zgjedhjet lokale të atij viti.

Burimi: Liberties

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel / F/S

 

 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu