Foto nga protesta e sotme e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve Foto: Citizens Channel

Për të dytën ditë rresht studentët kanë bojkotuar auditoret duke organizuar një protestë masive përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta nisi në orën 9:30 si një marshim nga Fakultete të ndryshme të Tiranës i cili  përfundoi në orën 10:00 me një tubim tek Ministria e Arsimit, numri i pjesëmarrësve është aq i lartë sa e gjithë gjatësia e “Rrugës së Durrësit” ishte e mbushur me studentë.

Foto nga protesta e sotme e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve
Foto: Lorin Kadiu/ Citizens Channel

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe universitetet e Durrësit, Elbasanit, Kamzës dhe Korçës të cilët bojkotuan autodiret dhedolën në rrugë.

Foto nga protesta e sotme e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve
Foto: Lorin Kadiu/ Citizens Channel

Këshillat studentorë të Universiteteve Publike i janë drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke paraqitur katër kërkesa:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 , konkretisht pika 4 e cila parashikon:

“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.

  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat studentor, Ligji i Arsimit të lartë pika 2, kërkohet që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmirësimin i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i Arsimit të Lartë).

Ndërkohë, të dhënat më të fundit nga Eurostat dhe INSTAT tregojnë se familjet shqiptare paguajnë  katër herë më shumë për arsimin krahasuar me vendet e Bashkimit  Evropian.

Tërhiqet ministrja e arsimit

Vetëm pak orë më parë ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla zhvilloi një takim urgjent me rektorët dhe dekanët e universiteteve në institucionin që ajo drejton në lidhje me kërkesat e paraqitura nga studentët.

Në një deklaratë për mediat ministrja Nikolla u shpreh se kërkesat e studentëve do të realizohen. Pavarësisht kësaj studentët lajmërojnë vazhdimin e protestës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve deri në orën 16:00.

Foto nga protesta e sotme e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve
Foto: Lorin Kadiu/ Citizens Channel

 

 

 

 

 

Raporto

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu