Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Edhe Monika Kryemadhi denoncohet për plagjiaturë; Studiuesi Muka: “Do i drejtohem prokurorisë”

Pas denoncimit nga “Lëvizja për Universitetin” ndaj Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pak ditë më vonë një tjetër emër i rëndësishëm i politikës shqiptare denoncohet për plagjaturë në punimin e saj shkencor të doktoraturës. Bëhet fjalë për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Valën e denoncimeve të plagjiaturave në radhën e politikanëve shqiptarë dhe të figurave të larta drejtuese nëpër universitete e nisi Taulant Muka, një kërkues shkencor i ri i cili mbjti postin e Zëvendësministrit të Arsimit për dy javë.

Shoqëria shqiptare këto ditë gjendet pranë një revoltë masive që vjen nga studentët e universiteteve të cilët kërkojnë arsim cilësor, përgjysmim tarifash studentore, kushte më të mira nëpër konvikte dhe universitete, biblioteka me standarde europiane, transparenncë në buxhet dhe verifikim të titujve akademikë dhe plagjiaturave nëpër punimet shkencore të doktoraturave.

Ndërkohë, një nga 8 pikat që studentët i kanë dorëzuar Qeverisë, për të cilën nuk pranojnë negociata është pikërisht rishikimi i titujve shkencorë dhe identifikimi i plagjiaturave.

Zbulimi i plagjiaturës së Monika Kryemadhit u bë publik një ditë më parë:

” Pas disa orë kërkimi në internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturën e Tezes se Doktoraturës së Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, pranë Faktultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranes, me udhëheqës shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur në vitin 2015.

Plagjiatura e tezes së zonjës Monika Kyremadhi është bërë duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Ëelfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005. “

Ende nuk ka një reagim publik nga Monika Kryemadhi apo përfaqësues të tjerë të LSI,  në lidhje me denoncimin.

Ndërkohë që Taulant Muka sot deklaroi në faqen e tij të “Facebook” se do t’i çojë në Prokurori rastet që ka akuzuar për palgjiaturë, për të cilat ligji parashikon deri në dy vite burg.

Rastet e plagjiaturave në radhët e figurave publike dhe të politikës që Muka ka denoncuar, janë: ish-zv ministri i Arsimit dhe Sporteve, Ervin Demo, deputetja Blerina Gjylameti,  rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, deputeten Mimi Kodheli, dhe një nga kryetaret e opozitës Monika Kryemadhi.

Citizens Channel / F.S

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *