Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protesta bashkon të gjithë studentët para Parlamentit

Ditën e djeshme studentët protestuan në dy kampe kryesore: një grup ishte duke protestuar pranë Kryeministrisë dhe një grup tjetër pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Ditën e sotme në orën 10:00 studentët janë mbledhur të gjithë bashkë pranë Parlamentit ku po zhvillohet një seancë plenare, të cilës i janë bashkuar dhe 8 deputetë të opozitës pas shumë kohësh mungese në Parlament. Ata kërkuan amendimin për ligjin e Arsimit të Lartë, por amendimet e tyre janë rrëzuar. Rama u shpreh se ai dialogun do e ketë me studentët dhe jo me opozitën.

Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se: “E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë. E dyta, protesta i dha një grusht opozitës. E treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë.”

Foto nga protesta e sotme para Parlamentit

Studentët janë të unifikuar pranë Parlamentit dhe kanë deklaruar që nuk do t’i lejojnë deputetët të dalin nga Parlamenti pa i plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *